Politikë

Shehaj: Opozita e vërtetë në këto katër vite kam qenë  unë, jo ata që bënë pazare me pushtetin (VIDEO)

19 Prill, 15:56| Përditesimi: 19 Prill, 16:18

  • Share

Kreu i Partisë Mundësia ka shpërndarë ditën e sotme një video në rrjetin e tij Facebook. Në mbishkrimin e videos, Shehaj shkruan se ‘opozita e vërtetë në këto katër vite ka qenë vetëm ai’.

Në videon e publikuar Shehaj tregon 10 denoncimet e njohura që ai ka bërë gjatë mandatit të tij si deputet.

Nga skandali i Onkologjikut deri tek mbetjet toksike, në video shihen rastet kur Shehaj publikon rastet.

“Bujar Balla 39-vjeç, në datën 1 Shator humbi jetën për mungesë medikamentësh. Paratë e ilaçeve i keni të gjitha në xhepat tuaj.”-shprehet në video Shehaj mbi rastin e Onkologjikut.

Nga ana tjetër në video shihet dhe denoncimi për rastin e mbetjeve toksike.

“Prokuroria e Durrësit dyshon që në ata kontenierë ndodhen 800 ton mbetje toksike që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve dhe ju duhet ta kishin sekuestruar. Ministri i Brendshëm duhet të japi llogari. Përse nuk zbaton urdhërin e prokurorisë.”-ka thënë Shehaj për rastin e mbetjeve toksike.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?