Presidenti Ardjan Takaj dhe trajneri i ri i Skënderbeut, Orges Shehi

Takaj prezanton trajnerin Shehi: Skënderbeu për titull, por lufta më e madhe është me UEFA-n

5 Korrik 2018, 17:59| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 18:35

  • Share

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka prezantuar trajnerin e ri të skuadrës, Orges Shehi. Marrëveshja me ish-portierin, që u tërhoq nga futbolli i luajtur në fund të sezonit që lamë pas, ishte arritur prej kohësh, ndërsa sot është bërë prezantimi zyrtar.

Shehi ka qenë pjesë e ekipit korçar në 8 vitet e fundit, ku ka fituar 7 herë titullin, ndërsa dy sezonet e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në krah.

Është individi me kontributin më të madh në periudhën e sukseseve të mëdha të Skënderbeut: 7 tituj, 2 herë në grupet e Europa League, Kupë Shqipërie dhe Superkupë.

Tani Shehi ka marrë detyrën e re të trajnerit dhe synon të ecë në rrugën e sukseseve edhe si drejtues teknik. Në stafin e tij do të jenë Edlir Tetova, Ilir Bozhiqi, Gentian Liçi dhe përgatitës atletik do të jetë Kosta Jani.

Gjatë prezantimit të trajnerit Shehi, presidenti Takaj tha: “I besuam Shehit, pasi ishte lojtari me më shumë përvojë te Skënderbeu.

Kemi besim se ai do të bëjë mirë edhe si trajner. Skënderbeu do të luftojë sërish për titullin kampion, por lufta jonë më e madhe është me UEFA-n, që besoj se do ta fitojmë.

Presim lojtarë të tjerë, që do të jenë të rinj, pasi kjo është politika jonë. Duam lojtarë, që t’i rrisim dhe më pas t’i shesim, si në rastin e Olainkës, nga i cili mund të fitojmë sërish, pasi do të shitet nga klubi aktual”.

(Postimi në facebook i klubit të Skënderbeut)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?