Sherefedin Shehu

Shehu i PD: Rama na mëson të hamë pak, s'janë shkurtuar lekët për PPP-të që tha se do pezullonte

29 Mars 2020, 20:03| Përditesimi: 29 Mars 2020, 20:08

  • Share

Ish-zv/ministri i Financave në kohën e PD-së Sherefedin Shehu në një postim në Facebook thotë se Edi Rama po i mëson qytetarët që të  hanë më pak, ndërsa buxhetin e vet nuk e ka shkurtuar asnjë qindarkë. Ai shprehet se i vetmi ndryshim që u bë në aktin normativ ishte ulja me 20 miliardë lekë e të ardhurave që duhet të mbledhë qeveria dhe rritja me 10 miliardë lekë e shpenzimeve të saj. Sipas tij, ndonëse u deklarua për disa koncesione të pezulluara paratë e buxhetuara për to nuk janë shkurtuar.

"Qeveria nuk Shkurtoi Asnjë Qindarkë nga Buxheti i Vet. Z. Rama na mëson që të hamë më pak por buxhetin e vet nuk e ka shkurtuar asnjë qndarkë. I vetmi ndryshim që u bë në aktin normativ ishte ulja me 20 miliardë lekë e të ardhurave që duhet të mbledhë Qeveria dhe rritja me 10 miliardë lekë e shpenzimeve të saj. Dhe për të mbuluar mungesën e të ardhurave dhe shtimin e shpenzimeve nuk u shkurtua asnjë program qeveritar por u rrit borxhi me 30 miliardë lekë.

Pra, Qeveria relaksohet duke hequr nga vetja përgjegjësinë për mosmbledhjen e të ardhuarave prej 20 miliardë lekë. Ndërkohë, Bashkitë duhet të mbledhin të gjitha të ardhurat e buxhetuara në fillim të vitit ose në të kundërt të “vrasin veten”, të mos kryejnë shërbimet e buxhetuara për pastrim, dizinfektim, ujë, kanalizime dhe shërbime të tjera publike dhe jo më të bëjnë shërbime shtesë të domosdoshme për të përballuar efektet e COVID-19. Edhe ato pak para që akti normativ i caktoi për të papunët do ti paguajme ne. Në vend të shkurtimit të programve qeveritare të parëndësishme, Qeveria rriti me borxh buxhetin në shumën 10 miliardë të cilat do të përdoren 6.5 miliardë për qëllime sociale, 2.5 miliardë për shërbime mjekësore dhe 1 miliardë për shtimin e rezervës së Qeverisë.

Asnjë lek nga investimet publike nuk është ulur apo transferuar në programe që i shërbejnë lehtësimit të situatës. Ndonëse u deklarua për disa koncesione të pezulluara paratë e buxhetuara për to nuk janë shkurtuar. Pra koncesionet dhe tenderat e Qeverisë do të vazhdojnë si në kohë paqe. Madje, Qeveria nuk mori mundimin as për të shkurtuar investimet e luksit, blerje veturash, kolltuqesh, kompjuterash dhe paisje dhe rikonstruksione zyrash që përbëjnë 30 % të investimeve publike.

Edhe deklarata për mbështetjen e biznesit është mashtrim. Asnjë program buxhetor nuk është miratuar për këtë qëllim, përveç rritjes me 11.5 miliardë lekë të limitit të garancive të borxhit, e cila i jep dorë Qeverisë që të rrisë garancitë në dobi të palëve të treta përfituese dhe nuk garanton mbështetje direkte buxhetore për biznesin" shkruan Shehu.

Komento

Komente

  • Tironci: 29/03/2020 20:42

    Akoma qenka gjalle ky?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?