Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka qenë një prej anëtarëve të grupit opozitar që kanë udhëtuar deri në Strasburg, për të protestuar për burgosjen e deputetëve të opozitës nga qeveria në mënyrë politike.
Teksa u pyet për qëllimin e kësaj proteste, nëse bëhej për Berishën dhe Salianjin, apo kundër qeverisë, Shehu theksoi se “burgosja e Berishës ishte dhe kulmi i represionit nga qeveria”.
“Një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Është mirë në kontekstin e demokracisë, jo siç tërhoqën Metën zvarrë dhe rëndon, sepse mungon demokracia. Mungon respekti ndaj ligjit, prezumohet pafajësia”, u shpreh ai, për gazetaren e Report TV, Monada Mehmetaj.
Kurse pyetjes së gazetarit Nertil Agalliu, nga studio e "Sot, Live në Shqipëri", e Report TV, se DASH kishte reaguar duke e mbështetur punën e SPAK në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, Shehu tha:
“Nuk kam kundërshtim të ndiqet për korrupsion çdo person, por ka mënyra, ka parime evropiane për ta ndjekur. A keni parë në Europë të tilla situata? Berluskoni kishte 105 procese dhe nuk u tërhoq zvarrë dhe i ndoqi të gjitha në gjendje të lirë. Dominon prezumimi i pafajësisë, ky është koncepti i demokracisë. Berisha nuk paraqet rrezikshmëri. Drejtësia është e kapur politikisht për të burgosur kundërshtarët politikë. Regjimet sjellin vetëm drejtësi politike. Duhet të funksionojë demokracia, për të funksionuar parimet e drejtësisë”.
Kurse për faktin e protestës së sotme (23 tetor), deputeti demokrat tha se ndodhen aty për të shpjeguar pikërisht gjendjen reale, se ligjshmëria nuk funksionin, por funksionojnë korrupsioni dhe kriminaliteti.
“Një nga detyrat tona është të shpjegojmë si është gjendja reale, të forcojmë dialogun mes nesh. Negociatat kanë 14 vjet të bllokuara me BE, sepse ligjshmëria nuk funksionon, por funksionon korrupsioni, funksionon kriminaliteti. 20 vjet që nuk hapen negociatat. Duhet të ishim anëtarë të BE, por nuk funksionon asgjë”, tha Shehu.
Lajmi kryesor:
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
A.Q//ReportTv.al