Shehu- Ramës: Kuksianët janë legjendë! Po të rrish dhe pak këtu do bëhesh demokrat

27 Qershor 2019, 09:05| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 09:09

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu i është përgjigjur akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama, teksa ishte në takim elektoral. Ai shprehet se nuk ka harruar që të bëjë investime në qytet, por nuk është mbështetur nga kreu i qeverisë. Ai ka komentuar batutat që kreu i qeverisë ka bërë për kuksianët dhe "lidhjen" e tyre me Londrën.

"Na e beri qejfin Kryeministri me kapele te kuqe: erdhi në Kukës, foli kundër kuksianëve dhe iku me shpresë të na lëre një nga ata që di veç ai të zgjedhë si kandidat. Sepse kujton se Kuksianët do luajnë futboll tërë jetën e nuk do mendojnë për punë e jetë më të mirë. Pse nuk shkoi në Angli se atje punojnë mijëra kuksianë, që të mësojë pse kanë ikur nga Kukësi djemtë e burrat!

Sindroma e përgjimeve të revistës gjermane BILD, ku dalin horrat dhe horrllëqet e qeverise, e nxiti të flasë, ashtu si atij i pëlqen, për kryetarin e bashkin Kukës. Megjithatë, i ka vlejtur kjo e ardhur në Kukës. Sepse e kuptoi që erdhi në vendin e gabuar. Sepse e ka harruar me investime. E urren Kukësin pse fiton PD. Kuksianët janë legjendë. Pikërisht se nuk e votojnë Edi Ramën. Si kryetar Bashkie në Kukës i kujtoj Kryeministrit se po të vijë me shpesh, do përfundojë në demokrat e në vend të flasë për kandidatin e tij, do flasë për Bashkim Shehun", shkruan Shehu.

Gjatë takimit elektoral në Kukës, Rama e akuzoi se nuk kishte dhënë leje për të ndërtuar një spital. "Bashkimi do hyjë në histori, që ka penguar lejen për të ndërtuar spitalin. Dhe më idioti thotë aman një investim për spitalin, ai thotë "nuk ka leje mjedisore". Bashkimi iku, kur i thua tjetrit shumë "ik" "ik" dhe ikën vetë", tha Rama.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 27/06/2019 14:39

    K ush jane legjent mor zog gomari,kuksianet?????????.Un e njoh shume me mire se ti Kukesin.Ndrit paste I vetmi kuksian I ndershem,bujar,trim sa ma nuk thohet ishte vetem nje Hulusi Spahiu.Nuk dua ti perseris fjalet e tija qe ai I ka drejtue bashkeqytetareve te vet.PORduhet te them Kukesi eshte rrethi nder ma te varferit,bujar e mikprites,i pashkolluar e injorant(ne Bicaj kur maqina ka arrit per here te pare I kan nxjerr "me hanger"bakllava)pikerisht vendet injorante,shume pak te shkollume si rrethet e kukesit,Dibres,Matit e mjerisht Shkodra jane baza e PD.Prej kendej rrjedh edhe sjellja e kesaj partia.Thlesht po te pyes ;cfar ke bere per kukesin e kryetar?Si je kujdesur per hapje vende pune?Te akuzoj ty e vetem ty se ti e mbylle prespektiven e Kukesit,nuk te besojne se je mashtrues se ti e vetem ti largove firmat e ndryshme qe donin te investonin ne Kukes,ndermjet tyre edhe firmen e bashkqytetarit te Kukesit firmen Kastrati.Ti thua kuksianet jane legjende? Zakonisht fjala legjend perdoret kur ke bere ndonje send qe mbetet ne mendjet e njerezve e kuptimi dyte I legjendes gje e vjeter per kohen ose trashigimi e kohes.Per cilen legjend flet per ate te dyten?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?