Edi Rama dhe Mohammed bin Zayed Al Nahyan

Sheikh Mohamed bin Zayed, Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe! Rama: Njeri me mirësi unike! Kush është udhëheqësi i ri dhe lidhja me shqiptarët

14 Maj 2022, 12:44| Përditesimi: 14 Maj 2022, 13:56

  • Share

Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, do të jetë Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë Federal, një ditë pasi u nda nga jeta Presidenti Sheikh Khalifa, në moshën 73-vjeçare.

Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, u zgjodh ditën e sotme, edhe pse prej vitesh konsiderohej sundimtari ‘de fakto’ i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama ka uruar Mohammed bin Zayed për zgjedhjen e tij si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes një postimi në ’Twitter’ Rama shkruan se e vlerëson mirësinë e tij unike, udhëheqjen por edhe vizionin e tij.

Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime dhe biseda telefonike me presidentin Mohammed bin Zayed. Ky i fundit i është gjetur pranë shqiptarëve në situata më të vështira, siç është tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ku ka financuar ndërtimin e një lagjeje të re në Durrës.

Por, ajo që do të mbesë gjithmonë në historinë e shqiptarëve për marrëdhëniet me Emiratet e Bashkuara është ndihma që kanë dhënë për Kosovën në periudhën e luftës. Ka qenë vetë princi i kurorës Mohammed bin Zayed (tashmë presidenti i zgjedhur) që erdhi në aeroportin e Kukësit për të shpërndarë ndihmat. Sot, Aeroporti i Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', një investim direkt i tyre, mban emrin e babait të tij presidentit, Zayed bin Sultan Al Nahyan, në nder të mbështetjes që kanë dhënë për shqiptarët.

Sheikh Khalifa, i cili vdiq dje, ishte President i Emirateve të Bashkuara Arabe prej vitit 2004, por roli i tij ka qenë kryesisht ceremonial, që kur ai pësoi një goditje në tru në vitin 2014. Përveçse ishte president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa ishte gjithashtu sundimtar i Abu Dhabit, kryeqyteti i pasur me naftë i shtatë Emirateve që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministria e Çështjeve Presidenciale shpalli 40 ditë zie me flamuj në gjysmështizë këtë të premte, dhe pezulloi punën në sektorin publik dhe privat për tre ditët e para.

Në janar 2014, Khalifa pësoi një hemorragji cerebrale dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan u bë sundimtari de fakto i Abu Dhabit.

Ora 13:40
Kush është Mohammed bin Zayed, Presidenti i ri i EBA! Emrin e babait të tij e mban Aeroporti i Kukësit! Pranë shqiptarëve me ndihmën bujare në luftën e Kosovës dhe pas tërmetit

Zgjedhja e Mohammed bin Zayed si Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe është një lajm i mirë për shqiptarët. Prej vitesh ai ka ndihmuar vendin tonë me financime konkrete që kanë ndihmuar ekonominë, por edhe në situata të rëndë kombëtare si ajo e pas tërmetit të nëntorit 2019.

Aeroporti i Kukësit sot, 'Zayed, Flatrat e Veriut', si një investim direkt i Emirateve të Bashkuara Arabe, mban emrin e babait të tij, një prej personave më të pasur në botë, princi i ndjerë i kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Zajed bin Sultan Al Nahjan (Zayed bin Sultan Al Nahyan). Ky i fundit ka ndërruar jetë më 2 nëntor të vitit 2004, në moshën 86-vjeçare por do të mbahet mend nga shqiptarët për ndihmën e madhe që dha për shqiptarët e Kosovës, në vitet e vështira të lutës me Serbinë kur miliona lanë shtëpitë e tyre për u larguar nga horrori serb.

Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed (Presidenti që u zgjodh sot), i biri i sheikut Zayed, dhe u kujdesën të ndihmonin ata që i largoheshin spastrimit etnik. Mohammed bin Zayed gjithmonë ka kujtuar më parë se si ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare”.

Ishte viti 1999 kur Sheiku Mohammed Zayed mbërriti në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar, së bashku me njerëz të tjerë.

Që prej atëherë ai është kujtuar gjithmonë me mirënjohje nga shqiptarët.

Do të vinte tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, që i mori jetën 51 qytetarëve shqiptarë, por edhe shkaktoi dëme të jashtëzakonshme në një pjesë të konsiderueshme të vendit. Pas kalimit të fazës së emergjencës duhet tashmë të fillohej puna me rindërtimin.  Shqipëria kërkoi ndihmë tek të gjithë miqtë e saj dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Sheikun Mohammed bin Zayed do të ishin aty.

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe udhëheqësi i tyre bënë përpara dhe qenë nga të parët dhe falë tyre e falë udhëheqjes së këtij vendi dhe bujarisë së njerëzve të këtij vendi, sot kemi një lagje krejt të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit.  Plot 70 milionë dollarë totalisht të dhuruara popullit shqiptar ishin një prej ndihmave më bujare në ato ditë të vështira.

Ora 12:47
U zgjodh president i Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama uron Mohammed bin Zayed

Kryeministri Edi Rama ka uruar Mohammed bin Zayed për detyrën e tij të ri, si president i Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, shkruan Rama.

Sakaq, Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.

“I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe”.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lego: 15/05/2022 13:09

    Spo dalin ato videot e ences me shoqe tu ju d** sheiku ngoj e ?

    Përgjigju
  • Tosi: 15/05/2022 07:29

    Ndermjet ateistit dhe te pafeut ka nje ndryshim te madh. Morali. Ndersa i pari nuk beson dhe udhehiqet nga realizmi, i pafeu hidhet sa nga kryqi tek gjysmehena, sa nga kisha tek mimareja, sa nga greku sa tek arabi, me katolik se Papa dhe me yxhymer se Muhamedi! Nje hipokrit pa kurrfare dinjiteti. Thjesht nje hic ose si thonte Noli nje tekayt!

    Përgjigju
  • Nardi: 14/05/2022 14:45

    Me vjen mir kur shikoj qe kryeministri mban marrdhenie te mira me shtetet e tjera bashkpunimi midis shqiperis dhe emirateve nje mundesi shum e mire per zhvillim ekonomik

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/05/2022 00:09

      Mardhënie të mira me miqt e serbis dhe rusis, km tradhtar!

  • Hasan: 14/05/2022 14:25

    E vleresojme shume miresine e Rames qe ben kaq shume bashkepunime te mira .

    Përgjigju
  • ismail: 14/05/2022 14:22

    urime per postin e ri! jemi teper te sigurt qe do ndikoni dhe do jepni ide efekive ne qytettin e durresit! ju falenderojme per bashkepunimet kaq frytedhenese!

    Përgjigju
  • Albana: 14/05/2022 14:22

    I urojme suksese ne detyren e re si President i Emirateve te Bashkuara,Sheikh Mohamed bin Zayed. I jemi falenderues qe ka dhene ndihma per Kosoven ne kohen e luftes gjithashtu dhe per financimin e ndertimit te nje lagjeje ne Durres per te prekurit e termetit????????

    Përgjigju
  • Noli: 14/05/2022 14:13

    Kur vjen puna te leku, gjuha e servilizmit nuk le mendere pa puthur. Neveri.

    Përgjigju
  • Vilson: 14/05/2022 14:12

    Bashkpunimi me Emiratet e bashkuara mundesi shum e mir ekonomike dhe financiare

    Përgjigju
  • Xhevdet: 14/05/2022 14:10

    Faleminderit Emirateve te Bashkuara qe po na e bejne te mundur ndertimin e nje porti kaq te bukur dhe shpresojme dhe per shume investime te tjera!

    Përgjigju
  • Klea: 14/05/2022 14:10

    Mezi presim ta shohim qytetin e durrsit me nje infrastruktur ndrryshe. Bashkpunimi qe ka bere rama me presidentin e EBA do te sjelli nje zhvillim ne vendin tone dhe nje rritje ekonomike te paimafhinuar me pare

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/05/2022 00:11

      Durrësi do ndertohet nga serbia dhe ruia nëse nuk e keni ditë, Durrësi i është premtuar serbis fashiste…!!!

  • Jorgo: 14/05/2022 14:10

    Kjo eshte nje gje shume e mire qe eshte bere president , emirate e bashkuara kane nje maredhenie shume te mire me shqiperine ky president ka investuar ne durres

    Përgjigju
  • Rei: 14/05/2022 14:08

    Bashkepunimi me emriatet e bashkuara nje hap i madhe dhe shume fute dhenes per zhvillimin ekonomik por dhe ate turistik te vendit tone

    Përgjigju
  • Igli: 14/05/2022 14:08

    Bashkepunime te tilla sjellin gjithmone lajme pozitive . E falenderojme zotin Rama qe po ben kaq shume per vendin tone .

    Përgjigju
  • Fiqo: 14/05/2022 14:07

    Investime te rendesshme jane siguruar nga qeveria jone edhe nga vende aleate dhe kjo me ben besomplote per te ardhmen

    Përgjigju
  • kote: 14/05/2022 14:07

    ai ne te vertet eshte njeri i mir do bej durrsin si nje dubaj te vogel

    Përgjigju
    • Arbërori: 15/05/2022 00:12

      O mjerana ende nuk keni parë gjë , Durrësi iu ka premtuar serborusit …

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?