Foto ilustruese

Kronikë

'SHELL' gati të nisë kërkimin për naftë në Shpirag, Rama: Nëse rezulton i suksesshëm, impakti në ekonomi do të jetë i konsiderueshëm

23 Janar 2019, 15:30| Përditesimi: 23 Janar 2019, 15:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur pas një takimi me kompaninë naftënxjerrëse SHELL se kjo e fundit do të nisë brenda pak javëve kërkimin për gaz e naftë në malin e Shpiragut në Berat.

Kreu i ekzekutivit shprehet se të gjitha të dhënat flasin për një rezervë të madhe gazi e nafte dhe nëse kërkimi del me sukses, sipas tij impakti në ekonomi do të jetë i konsiderueshëm duke nisur nga 2020.

Prania e markës globale SHELL në tregun shqiptar të karburantëve u bë e ditur në tetor të 2018-ës. Burime nga tregu informuan se SHELL do të sillej në Shqipëri nga kompania greke Coral S.A, që zotëron të drejtën e përdorimit të kësaj marke edhe për Greqinë dhe Serbinë.

Kompania naftënxjerrëse SHELL pritet të rrisë konkurrencën në tregun e karburanteve në Shqipëri.

Postimi i kryeministrit Edi Rama 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?