Ndërtesat e shembura në Marsejë

Bota

Shemben disa apartamente në Marsejë të Francës! Plagosen 5 persona, 10 të tjerë të mbetur nën rrënoja

9 Prill 2023, 17:24| Përditesimi: 9 Prill 2023, 17:26

  • Share

Disa apartamente janë shembur nga një shpërthim i fuqishëm në Marsejë të Francës, duke plagosur të paktën pesë persona, ndërsa autoritetet në qytetin francez thonë se deri në 10 të tjerë mund të jenë nën rrënojat.

Në momentin e shpërthimit rreth orës 12:40 të së dielës, qindra njerëz po vraponin mes rrugëve të zonës ku ndodhi shembja.

“Duhet të jemi të përgatitur që të kemi viktima në këtë tragjedi të tmerrshme,” u tha gazetarëve kryebashkiaku i Marsejës, Benoît Payan.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha se kishte nga katër deri në 10 persona të bllokuar nën rrënoja.

"Ne nuk e dimë nëse ata janë gjallë apo të vdekur," u tha ai gazetarëve, duke shtuar se autoritetet nuk kishin zbuluar ende shkakun e "shpërthimit shumë të madh" që shkaktoi shembjen.

Pesë persona u plagosën në ndërtesat fqinje që u dëmtuan nga shembja dhe 33 u morën në kujdes nga punonjësit shëndetësorë. Ende nuk dihet numri i saktë i njerëzve që ndodheshin brenda bllokut të apartamenteve gjatë momentit të shpërthimit.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?