Shembet çatia në Maltë, plagosen rëndë dy punëtorë shqiptarë

27 Prill, 07:47| Përditesimi: 27 Prill, 07:58

  • Share

Dy punëtorë shqiptarë kanë mbetur të plagosur rëndë pasi një çati mbi të cilën po punonin u shemb dhe ata u rrëzuan nga kati i tretë.

Aksidenti u raportua se ka ndodhur në "Triq Sir Luigi Preziosi" në Maltë, mëngjesin e 26 prillit. Sipas "Times of Malta" mësohet se dy burrat, të dy shqiptarë, po punonin në një pronë në ndërtim e sipër, kur në një moment u hodhën në çatinë e pronës ngjitur.

Në atë moment çatia u rrëzua dhe gjithashtu u rrëzuan tavanet e dy kateve poshtë tyre, kështu punëtorët që përfunduan në katin e parë mbi rrënoja.

Dy të rinjve, të moshës 26 dhe 32 vjeç iu dha ndihma e parë nga një ekip mjekësor dhe oficerë nga Departamenti i Mbrojtjes Civile. Por gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet. 

Më pak se një javë një tjetër shqiptar ndërroi jetë kur një çati u shemb gjatë punimeve në një pronë në Sliema. Bari Balla, baba i gjashtë fëmijëve vdiq në vend, ndërsa dhëndri i tij, i cili punonte me të, u lënduar por pa rrezik për jetën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?