Gentjan Osmani

Shembet drejtësia/ Rreziku i ri, kërkohet shkarkimi i 7 kandidatëve për KLGJ-KLP

2 Dhjetor 2018, 07:20| Përditesimi: 2 Dhjetor 2018, 07:23

  • Share

Nuk kanë të sosur sfidat dhe pengesat në rrugën e zbatimit të reformës në drejtësi. Komisioneri Publik i ka kërkuar Kolegjit të Apelimit shkarkimin e 7 kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Të gjithë kandidatët janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut.

Por, Komisioneri Publik pretendon se hetimi i KPK ka qenë i paplotë dhe sipërfaqësor. Sipas Komisionerit, gjyqtarët dhe prokurorët, kandidatë për KLGJ dhe KLP, duhet të shkarkohen nga detyra për mosjustifikim dhe fshehje të pasurive. Konkretisht, Komisioneri Publik kërkon rrëzimet e vendimeve të KPK për konfirmimin në detyrë të kandidatëve për KLGJ Nertina Kosova, Alma Brati dhe Astrit Faqolli si dhe për kandidatët për KLP Besnik Muçi, Arben Dollapaj, Gentjan Osmani dhe Antoneta Sevdari. Kolegji i Apelimit nuk ka marrë ende një vendim për asnjërin nga ankimimet.

Nëse Kolegji i Apelimit pranon një apo disa nga ankimimet e Komisionerit Publik, mund të krijohet një ngërç i ri në sistemin e drejtësisë. Për rrjedhojë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë mund të mbeten me vende vakante menjëherë pas konstituimit. Për plotësimin e numrit të kandidatëve për këtë dy organe, sipas përcaktimeve të ligjit, pati vështirësi të mëdha, pasi shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve që aplikuan, u dogjën nga Vetingu.

Gjithashtu, vështirësi krijoi edhe përcaktimi ligjor për mënyrën e domosdoshme të përfaqësimit në KLP dhe KLGJ të prokurorive dhe gjykatave sipas niveleve. Po ashtu, pati një refuzim masiv nga gjyqtarët dhe prokurorët për të aplikuar pas shkarkimit të shumicës së grupit të parë të kandidatëve. Refuzimi konsistonte në frikën për të kaluar në sitën e trefishtë të Vetingut. U desh disa herë ndërhyrja e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, e cila u bëri thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të guximshëm që të aplikonin, që të plotësohej numri i kandidatëve.

Kandidatët që Komisioneri Publik kërkon shkarkimin
Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, kandidate për KLGJ, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Alma Brati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kandidate për KLGJ, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Astrit Faqolli, Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tiranë, kandidat për KLGJ, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Besnik Muçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kandidat për KLP, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Tiranë, kandidat për KLP, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Gentjan Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda, kandidat për KLP, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë, kandidate për KLP, ankimuar në Kolegjin e Apelimit

Prokurorët që kandidojnë për KLP
Anila Leka, Prokuroria e Përgjithshme

Antoneta Sevdari, Prokuroria Tiranë

Arben Dollapaj, Prokuroria e Apelit Tiranë

Arta Marku, Prokuroria Shkodër, Kryeprokurore

Besnik Cani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Besnik Muçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Dritan Prençi, Prokuroria Kukës

Gentjan Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme

Vate Staka, Prokuroria Shkodër

Bujar Sheshi, Prokuroria e Apelit Shkodër

Kandidatët për anëtar të KLGJ-së nga radhët e gjyqësori
Medi Bici, Gjykata e Lartë

Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë

Nertina Kosova, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda

Brikena Ukperaj, Gjykata e Apelit Vlorë

Alma Brati, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Astrit Faqolli, Gjykata e Gjyqësor Rrethit Tirane

Brunilda Kadi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Manjola Xhaxho, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marçela Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Dritan Hallunaj, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Komento

Komente

  • Kastriot: 02/12/2018 07:48

    Duhet te jemi te ndergjegjshem qe i gjithe sistemi i drejtesise eshte i zhytur ne afera korruptive e kane abuzuar me detyren kush me shume e kush me pak e vetmja zgjidhje eshte qe SH.B.A. e B.E. te sjellin 20 prokurore e gjygjtare si shqiptaro amerikani Gjon Jucaj dhe te fillojne arrestimet ne nivelet e larta sa te filloje i pari e do shikojme sesa do jete vargu sepse kujtuan se bejme cte duam me detyren e larte shteterore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?