Kulla e 170-vjeçare e Xhevdet Tomës, si ishte dhe e shembur

Shembet kulla 170-vjeçare në fshatin Orenjë të Çermenikës

13 Nëntor, 13:12| Përditesimi: 13 Nëntor, 13:40

  • Share

Në  fshatin Orenjë të krahinës së Çermenikës u shemb kulla 170-vjeçare e Xhevdet Tomës, e cila ka qenë shpallur Monument Kulkture e Kategorisë së Parë. Kulla me telize e Tomajve ishte një nga banesat më të bukura dhe më madhështore e këtij lloi në krahinën e Çermenikës.

Ironikisht, prej gati 30-vjeteve kulla ishte blerë dhe ishte në pronësi të Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë, insitucion i cili e kishte për detyrë ligjore të kujdesej për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e tij, por ai institucion dhe drejtuesit e tij, me indiferencën dhe neglizhencën e tyre, e lanë në mëshirë të fatit.

        Banesat popullore në krahinën e Çermenikës, të quajtura “Shtëpia me telize”, janë nga shtëpitë më të bukura dhe unikale në Shqipëri, pasi ato ruajnë një arkitekturë të veçantë, e cila, për nga veçoria, është e pakarasueshme me banesat e tjera popullore shqiptare. Telizet, veç tipizimit, i japin banesës një bukuri dhe hijeshi të jashtëzakonshme. Deri në mesin e shek.të 20-të në krahinën e Çermenikës ka pasur një numër të madh banesash me telize, një pjesë e të cilave paraqesin vlera unikale në kulturën tonë të trashëgimisë popullore.

Rreth 8 banesa janë të shpallura Monumente Kulture (MK) të Kategorisë së Parë, të cilat mbrohen me ligj nga Shteti Shqiptar, siç janë: 1. Banesa e Hazis Lalës në fshatin Gurakuq (MK 1973), 2. Banesa e Qamil Canit në Gurakuq (MK 1973), 3. Banesa e Gani Allushit në Zdrajsh (MK 1973), 4. Banesa e Arif Snallës në Kostenjë (MK 1973), 5. Banesa e Shaqir Ballës në Kostenjë (MK 1973), 6. Banesa e Kamerr Dishës në Kostenjë (1973), 7. Banesa e Kamerr Albrahimit në Neshtë (MK 1973) dhe 8. Banesa e Xhedet Tomës në Orenjë (MK 1973) etj.

 Fatkeqsisht sot ekzistojnë shumë pak shtëpi me telize dhe nuk ndërtohen më banesa të tilla. Kështu, psh, janë shkatërruar dhe rrënuar plotësisht dy banesa me telize të shpalluar Monument Kulture të Kategorisë së Parë, si banesa e Qamil Canit në Gurakuq dhe banesa e Gani Allushit në Zdrajshë, të cilat nuk ekzistojnë më mbi sipërfaqen e dheut. Fatin e tyre dhe të kullës së Tomajve do e presin edhe banesat e tjera Monument Kulture në këtë krahinë. Pas disa viteve nuk do ta kemi më banesën me telize të Çermenikës, këtë mrekulli të banesës popullore shqiptare, shembja dhe shkatërrimi i të cilave do t’i kushtojë trashëgimisë dhe kulturës sonë kombëtare një humbje të madhe.

Kërkojmë ndihmën e mediave shqiptare, si ato vizive dhe televizive, që, nëpërmjet emisioneve të tyre investigative, të informojnë e të sensibilizojnë opinionin publik dhe atë shtetëror, për shkatërrimin e monumenteve të trashëgimisë sonë kombëtare, që katastrofa të tilla, për shkak të indiferencës dhe neglizhencës institucionale, të mos ndodhin më.      

Foto: Kulla 170-vjeçare e Xhevdet Tomës në fshatin Orenjë të krahinës së Çermenikës

Foto: Kulla 170-vjeçare e Xhevdet Tomës e shembur

Foto: Kulla 170-vjeçare e Xhevdet Tomës në fshatin Orenjë të krahinës së Çermenikës

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/11/2024 01:38

    Gjykuar nga fotot e diteve me te mira e nga gjendja e sotme,duket qe shembja nuk ka ndodhur sot,por eshte zbuluar sot.Vetem nje pjese e vogel muri i ka mbetur dhe duket qe guret e rene i kane perlare banoret e zones dhe kjo nuk eshte bere brenda nates.Besoj qe kjo eshte nje nga ato ndertesa/objekte qe jane shpallur monument kulture sa per emer dhe pastaj jane harruar komplet.

    Përgjigju
  • Analizza Strukturës: 13/11/2024 16:40

    Shkak per te gjitha kullat , eshte se shembja vjen nga çatia pra nga mbulesa dhe izolimi nga lart , jo vetem kjo kulle por cdo kulle tjeter me ndertim guri shkak shembje ka vetem pjesen e çatise (mbuleses) nese behet sa me eficent (90-100%) izolimi i mbuleses pra çatise nje kulle shkon disa shekuj pra edhe kullat e tjera ne Shqipëri pike te dobet Kane çatine!

    Përgjigju
  • Sipas: 13/11/2024 14:55

    Boooooooooooo nje krim extra. Ku esht problemi ktu? Ehhhh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?