Një minator në Bulqizë ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë mesditën e sotme.
Mësohet se viktima është Fari Veliu 60 vjeç. Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, 60-vjeçarin e zuri poshtë masivi i kromit që u shemb gjatë punës në galeri.
Ngjarja ka ndodhur në subjektin minerar "Gerti shpk", me aksioner të vetëm Jeton Danin, ku edhe më herët kanë ndodhur aksidente në punë.
Trupi i pajetë i të ndjerit është nxjerrë dhe është dërguar në morg, pasi aksidenti tragjik nuk ka ndodhur në thellësi të madhe nëntokë.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident me vdekje në punë.
Policia e Dibrës thotë se po heton, por deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo hetuar për vdekjen e minatorit.
Njoftimi paraprak i policisë:
Me datë 06.08.2025, rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi F.V., rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
Komente

Ngushellime Presidentit Erdogan, se Bulqiza, si e gjithe Shqiperia, punon per Turqine!
Përgjigju