Shembet masivi shkëmbor, bllokohet rruga Burrel - Klos (VIDEO)

6 Korrik 2022, 10:38| Përditesimi: 6 Korrik 2022, 11:39

  • Share

Një masiv shkëmbi është shembur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Burrel - Klos, duke rrezikuar automjetet që lëvizin në orët e mëngjesit.

Masivi shkëmbor është shembur në vendin e quajtur "Shkëmbi i kuq" në fshatin Suç.

Fatmirësisht në momentin e shembjes së shkëmbit në rrugë nuk ka patur automjete.

Ndërkohë qarkullimi është bllokuar në njërin kah lëvizjeje, ndërsa nuk ka ndërhyrje për largimin e gurëve për shkak se rruga ende nuk ka mirëmbajtje. Shembje gurësh ka pasur vazhdimisht edhe në aksin e Shkopetit e po ashtu edhe në aksin Klos - Qaf Buall.

S.C/Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?