Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në këto momente, pasi një ndërtesë 12-katëshe është shembur në Miami, duke lënë të vdekur të paktën 1 persona, dhjetëra të plagosur, ndërsa 100 persona janë ende nën rrënoja.
Ndërtesa u shemb gjatë natës së djeshme rreth orës 02:00 duke lënë kështu një grumbull rrënojash dhe frikën se nën to ndodhen shumë njerëz të bllokuar.
Menjëherë në vendngjarja janë dërguar 80 makina për të nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.
Një burrë i cili jeton pranë ndërtesës së shembur përshkoi momentet përpara se gjithçka të shuhej.
“Ndërtesa u trondit dhe kur pashë nga dritarja nuk mund të shihja asgjë. Mendova se ishte një stuhi.”, tha burri.
Ndërtesa është ndërtuar në 1981 dhe ka më shumë se 100 apartamente. Shkaku i shembjes mbetet i paqartë, megjithatë, njerëzit në zonë thanë për "Local 10 News" se ditët e fundit po punohej në çatinë e ndërtesës, ku janë përdorur edhe pajisje të rënda.
Ndërkohë që kryesbashkiaku i qytetit tha se shembja mund të kishte ndodhur për shkak të rrëshqitjeve të dheut ose sepse dikush kishte hequr mbështetësit e ndërtesës.