Sociale

Shembet pusi në Varibop të Fierit, banorët protestojnë: Kemi 5 ditë pa ujë! Ujësjellësi: Po punojmë për riparimin e defektit

20 Shtator, 17:45| Përditesimi: 20 Shtator, 18:34

  • Share

Në fshatin Varibop të Fierit, rreth 700 familje janë pa ujë të pijshëm prej katër ditësh. Shkak është shembja e pusit kryesor që furnizon depon e zonës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier ka njoftuar prej 16 shtatorit se po punon për riparimin e defektit mjaft te rende ne Varibop.

Ndërsa konfirmoi se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e pusit.

Për shkak të mungesës së ujit, paraditen e së shtunës, banorët e Varibopit protestuan dhe bllokuan për disa minuta rrugën që lidh fshatin e tyre me autostradën Levan–Tepelenë, duke kërkuar një zgjidhje të menjëhershme.

‘Kemi 4- 5 ditë që nuk kemi ujë’, tha banori.

‘Janë 5 puse ku pinë ujë Patosi ndërsa Varibop është pa ujë’, tha ai.

‘Unë të pijshëm po kërkojmë’, tha një banor tjetër.

Ndërmarrja përmes njoftimit kërkon mirëkuptimin e banorëve, duke garantuar se po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm.

Sakaq, banorët po furnizohen me orare të kufizuara nga një linjë alternative e lidhur me tubacionin e Patosit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • hasan: 25/09/2025 17:52

    Masa e parë që duhej të merte bashkia krahas organizimit të ujsjellësit është të nxirte bote me uji në zonat e prekura,kjo është punë konkrete jo llafe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?