Shembet shtëpia 300 vjeçare e Zekajve, një monument më pak në Lezhë! Zefi: Ministria e Kulturës nuk dha fonde për restaurim

13 Shkurt, 16:40| Përditesimi: 13 Shkurt, 16:54

  • Share

Shtëpia e Zekajve në lagjen "Sheher" të qytetit të Lezhës është kthyer në gërmadhë. Banesa dy kateshe karakteristike qytetare që dikur shërbente si muze mbante statusin monument kulture i kategorisë së pare.

Objekti që nuk ishte restauruar asnjë here degradoi nga lagështira, e për pasojë çatia dhe muret kanë rënë thuajse plotësisht.

“Strukturat murale janë dëmtuar, ka mbetur vetem një fragment muri. Po kështu oxhaku është dëmtuar. Fragmenti që ka mbetur nuk ka më vlere për tu konservuar”, tha Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi.

Rrënimi i banesës 300 vjeçare, me akitekturë të veçantë ishte paralajmeruar.

“Kisha bërë thirrje Ministrisë së Kulturës para 8 viteve, por nuk ndërhyri. Bashkia e Lezhës nuk ka të drejtë të ndërhyjë se është objekt i mbrojtur nga shteti. Vetëm në ambientet e jashtme mund të ndërhyjë bashkia, por tashmë s’ka mbetur asgjë”, tha më tej Zefi.

Banesa Sali Bajram Zekës në lagjen e vjeter piktoreske Sheher ishte Monument-Kulture i kategorisë së parë e marre në mbrojtje nga shteti që në vitin 1963, por mungesa e vemendjen nga Ministria e Kulturës e çoi në degradim.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mbrohet nga shteti: 14/02/2024 04:10

    Shkatërrohet nga shteti. Bashkia rri e shikon.

    Përgjigju
  • Iris: 14/02/2024 01:23

    Min.e kultures varet per fonde nga qeveria dhe qeveria nuk ka fonde per te,sepse fondet shkojne per te paguar qerane per gjera te tilla pa vlere per mundesite tona si ekonomi, si satelitet,ose tecet lundruese qe i kemi marre me qira e qe nuk prodhojne asgje.63 mije $/dite nuk jane pak dhe keto vetem per tecet,se sateliteve akoma nuk u ka dale koka sa paguajme.Sa monumente mund te shpetoheshin ose restauroheshin me ato 63 mije dollare qe japim kot!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?