Sociale

Shembet shtëpia në Përmet, familja Dosti fle në kasollen e bagëtive! Gruaja e shtëpisë: Flemë me plastmas! Emergjencat Civile: Nuk kemi çadër

20 Tetor 2021, 21:50| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 21:58

  • Share

PËRMET- Report Tv udhëton në fshatin Mokricë në familjen e Bektash Dostit, që prej shembjes së banesës jetojnë në plevicën e bagëtive. Për shkak të amortizimit, shtëpia e vjetër është shembur plotësisht por fatmirësisht ka shpëtuar kryefamiljarja.

 “Mamaja ishte brenda në atë kohë. Kur u trondit shtëpia ajo ishte brenda dhe është mbrojtur vetëm në një cep të dhomës, desh e zuri brenda  se do dilte nga dhoma në dhomë. Ka rënë komplet shtëpia", tregon djali.

Kryefamiljari Bektash Dosti tregon se ka dëbuar bagëtitë dhe lopën nga hauri duke e shndërruar në strehë të përkohshme.

“Ra korridori aty, pastaj ra kjo pjesa këtu.  Shpëtuam që s'na zu brenda. Futu shikoje dyshekun aty, jemi futur në stallën e lopëve”, tha Dosti,

Pamjet që transmeton Report Tv tregojnë kushtet e mjerueshme, aspak njerëzore ku kalojnë ditët e ftohta dy djemtë dhe çifti Dosti, të gjithë të papunë. E vetmja kërkesë e tyre është sigurimi i një çadre ku të fusin kokën.

 “Flenë me plastmas, batanijet janë në kasollën e bagëtive”, ka treguar gruaja.

Kanë kërkuar ndihmë prej muajsh, por Bashkia e Përmetit nuk ka mundur t'i sigurojë një çadër. Shefi i Emergjencave Civile pranë këtij institucioni e delegon përgjegjësinë tek Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile në Tiranë.

Shkresa përcjellëse për në Prefekturë dhe Agjencinë Kombëtare të Emergjencave janë dërguar që në javën e parë se vetë ne nuk disponojmë çadër.  Do bëhet preventivi sa është kostoja”, tha kreu i emergjencave Civile Përmet.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albi: 21/10/2021 09:33

    Kjo ashte suksesi i politiks shqiptare????????????

    Përgjigju
  • çadra: 21/10/2021 08:34

    Duhet te behet nje tender nderkombetar qe te blihet nje cades pelhure

    Përgjigju
  • Iris: 21/10/2021 02:10

    Po tere ato cadra qe u sollen per termetin ne bashkite e tjera,nuk ka mundesi bashkia e Permetit te beje nje telefonate dhe te gjeje nje?!Megjithate me mire pa cader,se po u dhane cader kane per t'i harruar atje,te pakten keshtu pushteti lokal mund te motivohet e t'u siguroje nje strehim te vertete perfundimtar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?