Kronikë

Shembet ura në Darëzezë, bie në lumë kamioni, bllokohen banorët e fshatit! FA do e ndërtojnë sërish! Roja i firmës: I thashë shoferit të mos kalonte (VIDEO)

3 Qershor 2021, 08:18| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 21:58

  • Share

Ura e fshatit Darëzezë është shembur, ndërsa një mjet i tonazhit të rëndë që po kalonte ka rënë në lumë. Megjithëse ishte premtuar se do të ndërtohej një urë e re 6 muaj më parë, ende nuk ishin marrë masat.

Ura ishte e amortizuar prej kohësh dhe nuk ka arritur që ta mbante peshën e madhe prej 50 tonësh që kishte kamioni. Në disa raste banorët e kanë ngritur si shqetësim. Roja i firmës që do të ndërtojë urën, deklaron për mikrofonin e Report Tv se e kishte porositur shoferin e kamionit që të mos kalonte sepse ura nuk e mbante peshën që kishte, por ai nuk e kishte dëgjuar. Sipas tij ura mban vetëm 15 tonë peshë.

Fatmirësisht nga shembja e urës nuk ka persona të lënduar, por ajo ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me zonat e tjera përreth. Kjo është një urë që është ngritur nga ushtria gjatë përmbytjeve të vitit 2017 pasi u shemb e para. Për pak ditë kompania fituese do të niste punën për ndërtimin e urës së re. Ushtria po diskuton mundësinë për të vendosur urë provizore për kalimin e banorëve deri në ndërtimin e urës së re punimet për të cilën kanë nisur 10 metra më poshtë.

1622701535_KAMION.jpg

Foto nga shembja 

 

Ora 18:08
Shembja e urës në Darëzezë, Zëvendësministri i Mbrojtjes: Do bëjmë gjithçka duhet për ta normalizuar

Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ishte këtë pasdite në Darëzezë, ku pa nga afër situatën e krijuar pas shembjes së urës. Koçi theksoi se do të bëhet gjithçka për të normalizuar urën.

Ura u shemb mëngjesin e sotëm, ndërsa një mjet i tonazhit të rëndë që po kalonte ka rënë në lumë.

Ura ishte e amortizuar prej kohësh dhe nuk ka arritur që ta mbante peshën e madhe prej 50 tonësh që kishte kamioni.

Ora 14:16
Shembja e urës në Darëzezë të Fierit, Forcat e Armatosura do e ndërtojnë sërish

1622722866_uradarzeze.jpg

Bashkia e Fierit po vijon punën për ndërtimin e urës prej betoni në Darëzezë. Ura e Darëzezës u shemb pasi një mjet i tonazhit të rëndë tentoi të kalojë në anën tjetër të lumit. Ura e Darëzezës, e tipi ‘Bailey’ u ndërtua nga Forcat e Armatosura në 2017 pas përmbytjeve dhe ajo do të ndërtohet sërish nga Forcat e Armatosura provizorisht.

Ora 09:43
Shembja e urës në Darëzezë, roja i firmës: I thashë shoferit të mos kalonte se nuk e mban ura, por s’më dëgjoi! Kamioni kishte 50 tonë ngarkesë

Roja i firmës që do të ndërtojë urën në Darëzezë, thotë se i kishte thënë shoferit të kamionit që ra në lumë të mos kalonte se ura nuk e mbante peshën që kishte.

"Nga pakujdesia e shoferave nuk pritej, kemi folur kujdes me ngarkesat. Shoferët që janë pa shkollë marrin patentën me lekë dhe ndodhin këto ngjarje. Shyqyr që spati vdekje. Unë kam qenë i përditshëm këtu. Ndodhi më e keqja, ura u shemb do bëhet më mirë akoma. Ka njerëz kompetentë që merren me këtë. Problem është se makinat këtu nuk kalojnë dhe gjithmonë kjo ka qenë problematikë", tha ai.

Ura mban 15 tonë peshë, kurse kamioni kishte rreth 50. Shoferi i kamionit ka kaluar dhe si pasojë është shembur ura.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/06/2021 02:17

    Urat duhet t'a kene qartazi te shenuar ne tabela sa tonazh mbajne,po keshtu tunelet dhe urat me rruge nen to,duhet t'a kene ne tabela lartesine e makinave qe mund te kalojne ne ose poshte tyre,sic i ka gjithe bota.

    Përgjigju
  • Lezhjani: 03/06/2021 22:25

    Per mendimin tim uren duhet te rregulloje o Shoferit kamionit,ose firma nete cilen Shoferi punon!pse shteti per nje idjot duhet ta ndertojne me taksat tona.

    Përgjigju
  • Patrioti: 03/06/2021 16:23

    Shoferi komplet i lojtur nga mendte e kokes. Nje ure qe ka tabele peshe te lejuar 15 ton dhe ti i ngjitesh me 50 ton normal qe do te bjeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?