Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Luftar Panahorin, shoferi i cili shembi urën e Darëzezës, pasi kaloi mbi të me një kamion me ngarkesë prej 50 ton, ndërsa ura mbante deri në 15 ton.
Panahori u arrestua, pas shembjes së urës. Ushtria nisi vetëm një ditë më pas ndërtimin e një ure të re provizore, ndërsa paralelisht Bashkia e Fierit po vijon punën për ndërtimin e një ure të re me standarde, punimet e së cilës po bëhen 10 metra më poshtë asaj aktuale.
Ura, e ngritur nga ushtria pas përmbytjes nga Lumi Vjosë në dhjetor 2017, u shemb mëngjesin e 3 qershorit, ndërsa prej kohësh ishte e amortizuar.