KINË- 10 persona janë nxjerrë të vdekur deri tani, pas shembjes së një hoteli që u përdor si një qendër karantine prej koronavirusit.
Hoteli u rrëzua natën e së shtunës në Kinën juglindore, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.
Sipas CNN, 80 njerëz ishin brenda ndërtesës kur ajo u rrëzua, 9 shpëtuan, ndërsa 71 persona u bllokuan.
Prej tyre, 48 janë nxjerrë nga rrënojat dhe 23 nuk dihet se ku janë.
Departamenti i Zjarrit Fujian ka vendosur më shumë se 1 mijë zjarrfikës në ndihmë të personave të mbetur në rrënoja.
Në kohën e shembjes, 58 njerëz ishin në hotel dhe të gjithë kishin dalë negativ për testin e koronavirusit të ri.
Kishte gjithashtu 16 stafe hoteliere dhe 6 punonjës të shitjes së makinave në vend.
Pronari i ndërtesës është në arrest, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua.
Hoteli ishte një strukturë çeliku shtatëkatëshe, e ndërtuar në vitin 2013 dhe e kthyer në një hotel në vitin 2018, sipas Xinhua.
Punëtorët e thirrën pronarin dhe i thanë atij se një shtyllë ishte shtrembëruar gjatë ndërtimit, por ndërtesa u shemb disa minuta më vonë.
Zyrtarët lokalë i thanë Xinhua se një hetim do të përcaktojë nëse ndërtesa u rrënua për shkak të çështjeve strukturore ose punëve rinovuese.
Quanzhou është rreth 600 milje larg Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në Kinë, ku më shumë se 3000 njerëz kanë vdekur nga virusi.