Report Tv mëson se janë shpallur në kërkim pronarë Vila Palmës Dëshira Qato dhe Arben Qato. Nga shembja e Vila Palmës humbi jetën babai i Arben Qatos, Sadik Qato, ndërsa u nxor i gjallë djali i tij Klajdi Qato. Dy ditë para tërmetit, hoteli kishte qenë i mbushur me turistë nga Çekia, çka mund të kishte sjellë një bilanc më tragjik.
Ky hotel kishte dy kate shtesë, nga 6 kate që kishte marrë lejen nga ish-komuna e Rrashbullit. Objekti është kolauduar nga vetë pronari i “Vila Palma” Arben Qato, kolaudim i cili i ka hapur rrugë ndërtimit edhe të dy kateve shtesë, duke mbingarkuar kolonat e godinës me mbipeshë.
Momentalisht në prokurorinë e Kavajës, ka të hapur një dosje penale për Dëshira Qato shefe Urbanistike në Kavajë, ish-kryebashkiakun Isa Sakja dhe dhe Dritan Kazazin, të cilët janë në hetim për “Shpërdorim detyre”, për dhënien e 7 lejeve ndërtimore në bregdetin e Kavajës.
Arben dhe Dëshira Qato
Lajmi kryesor: