Shembja e maternitetit 'Mbretëresha Geraldine'

Shembja e godinës së vjetër të maternitetit 'Mbretëresha Geraldine', Meta: Tjetër atentat i qeverisë ndaj historisë dhe trashëgimisë kulturore

23 Mars 2021, 09:37| Përditesimi: 23 Mars 2021, 09:50

  • Share

TIRANË- Atentat ndaj trashëgimisë kulturore dhe identitetit kombëtar, e ka quajtur presidenti Ilir Meta shembjen e godinës së vjetër të maternitetit 'Mbretëresha Geraldine'. Ai tha se ky është një tregues i "babëzizë" së kësaj qeverie, duke premtuar se gjërat do të ndryshojnë pas 25 prillit të cilin prej kohësh e quan "referendum".

"Ndërhyrja brutale mbi godinën historike të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë’’, pa transparencë, në periudhë pandemie, është një tjetër atentat, në vijim të sulmeve barbare ndaj historisë, trashëgimisë kulturore dhe identitetit tonë kombëtar.

Shkatërrimi kriminal i Teatrit Kombëtar, rrafshimi i qindra objekteve me status special e monument kulture, si dhe “zhdukja” e Sahatit pas kullave, janë dëshmi e babëzisë dhe të një gjenocidi kulturor ndaj identitetit të Kryeqytetit tonë, në shkelje të Kushtetutës, ligjit për konsultimit publik dhe të gjitha parimeve për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë historike e kulturore.

Duke u solidarizuar me qëndrimin e Unionit të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve të Shqipërisë për çështjen e ndërhyrjes mbi godinën e maternitetit ‘’Mbretëresha Geraldinë’’, u premtoj të gjithë shqiptarëve se pas 25 prillit në Shqipëri do të nisë epoka e referendumeve, për t’u dhënë të drejtën qytetarëve të vendosin vetë mbi të gjitha çështjet e rëndësishme me interes publik", shkruan Meta.

Në një reagim që ka pasur më herët, Drejtoresha e maternitetit, Eliona Demaliaj është shprehur se pjesa e shembur ishte dëmtuar nga tërmeti i shtatorit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?