Aksidenti rrugor në Sukth

Shembja e mbikalimit në Sukth, banorët kaluan në autostradë dhe rrezikuan jetën, ARRSH: I riu do vendoset sot, do bllokohet rruga për një orë

1 Dhjetor 2022, 13:10| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 13:12

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të enjte se do të vendoset mbikalimi i rinë Sukth pasi ai i vjetri u shemb si pasojë e një aksidenti rrugor më 22 shtator. 

ARRSH shprehet se u morën menjëherë masat për këtë segment dhe se do të vendoset gjatë orës 22:00 deri në 23:00, pra rruga do të bllokohet për një orë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

Ndërsa, sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

“Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.

Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.”- thuhet në njoftim.

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Sukth, drejtuesi i mjetit M.N, duke drejtuar një kamion ka humbur kontrollin mbi drejtimin e kamionit dhe për pasojë kamioni dhe është përplasur me mbikalimin e këmbësorëve.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?