Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga situata në Kepin e Rodonit, pas shembjes së ndërtimeve pa leje në këtë zonë. Kreu i qeverisë shkruan bashkangjitur pamjeve se forcat e xhenjos kanë zbarkuar në zonë për të pastruar volumet e mëdha të inerteve, dhe thekson se aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje do të vazhdojë.
“MIRËMËNGJES dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë”,- shkruan Rama.
Qeveria ka nisur në të gjithë vendin një aksion për lirimin e hapësirave publike, që ka prekur shumë ndërtime pa leje deri tek ish-zyrtarë të lartë, siç ishte rasti i ish-kreut të IMT-së në Durrës, Ardian Halili, i cili ndërtoi një resort 5.600 m2 pa leje po në zonën e Kepit të Rodonit.
Komente

Pershendetje! Vetem nje pyetje kam! Kush i lejoi? Kush i lidhi dritat dhe ujin? Paguaj cdo muaj drita dhe uje!
PërgjigjuNuk e kuptoj Z Rama se si kane pasur mundesi te bejne gjithe keto ngrehina ne nje vend kaq turistik? Perveç shembjeve, qe jane nisme e duhur, dueht edhe ndeshkime per ata qe i dhane leje apo mbyllen syte per gjithe kete beton.
PërgjigjuQeveria e shet si arritje shembjen. Ne fakt eshte deshtimi i 12 viteve qe qeverisin dhe na shesin deshtimin per arritje
PërgjigjuJam shume dakort qe te prishen ndertimet pa leje kudo qofshin ato, por nese nuk denohen edhe ata zyrtare qe lejojne keto ndertime mbas nje apo dy vitesh do jemi prape ne te njejten pike, do prishim serish ndertime e radhes pa leje!
PërgjigjuBRAVO O MRET SE NA KANE MBYTUR KETO HIJENA BURRI QYQTARES VLLAJ DEPUTETES JANE BERE SI SHEIK E PA PAGUAR ASNJE TAKSE.
PërgjigjuTi i ke ne qender te tiranes rr kajo karafili ish hotel internacional me 4 kate shtes pa leje ne monument kulture dhe mbyll syt!
Bravo bravo . Jetoj ne angli dhe erdhem ne wipers ket vit dhe bash me nje grup shokesh angles. Prej 10 vetash ne ksamil na kerkuan £50 euro per shasllon cmenduri. Nuk u ulem flare I mora dhe shkum ne divjak te lushnjes . Morem ca cadra e u kenaqem ne per djell shkum se det anglija ka plot. Por ket nuk e kuptojn njerzit qe kan bisneze atje. Ikena bo divjakes nje rreklam ne te gjith medjat socjale per anglezet ne angli .ishalla vitin tjeter do shkojn te gjith ne divjake. E ksami te marri kuja dhomsh te te kruajn dhomet Ishalla per vitin tjeter.
PërgjigjuTani qe mbaroj sezoni.
Përgjigju