Bardh Spahia, ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës dhe deputet i zgjedhur nga 11 maji, është i pranishëm në Theth, ku po vijon aksioni i shembjes së objekteve pa leje. Duke folur për mediat, ai hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës, duke thënë se po ushtron terror ndaj këtyre banorëve. Sipas tij, Rama u doli nga fjala këtyre banorëve që iu kishte premtuar tjetër gjë më përpara.
“Siç e shikoni ndodhemi në një terror të vërtetë të shtetit të Ramës ndaj banorëve të Thethit dhe Dukagjinit. Kjo zonë si ka provuar këto pamje që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriot të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Thethi dhe Dukagjini përballet me një dhunë të tillë, terror shtetëror të paprecedentë, të paargumentuar. Falë një përgjegjësie ekstreme të Ramës vetë, i cili si një besprerë tipik pasi u dha fjalën se do t’i lejonte, madje u bëri thirrje qe të investonin emigrantëve të shumtë të investonin, në këtë zonë, i dhunon sot, dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë. Këtyre qytetarëve të ndershëm që me mund e sakrifica mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira ekonomike. Terror i paprecedentë shtetëror, hakmarrje e mirëfilltë e Ramës karshi Thethit që e refuzoi qartazi në zgjedhjet e 11 majit. Bespremje dhe tradhti e mirëfilltë e Ramës ndaj këtyre qytetarëve që nuk kanë alternativa të tjera. Nga mungesa e shtetit dhe aftësia për t’i pajisur me tituj pronësie gjenden sot në këtë situatë.”, tha mes të tjerash Spahia.
Lajmi kryesor:
Dita e 6-të e aksionit, IKMT vijon shembjen e objekteve pa leje në Theth! Tensione mes përfaqësueve të PD dhe policisë
Xh.D/ReportTv.al
