NIGERI-Ka shkuar në 5 numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese me më shumë se 20 kate në një zonë të pasur në kryeqytetin e Nigerisë, Lagos.
Ende është e paqartë se sa njerëz kishte brenda kur u shemb ndërtesa, pasi është një kantier ndërtimi për apartamente luksoze dhe në të ka pasur punime të vazhdueshme.
Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhduan kërkimet gjatë mbrëmjes së të hënës, vazhdojnë edhe aktualisht.
Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të qytetit konfirmoi pesë viktima në një postim në Facebook.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se sa persona gjithsej rezultojnë të zhdukur. Në një deklaratë thuhet se hetimi për shkakun e shembjes është në vazhdim dhe zyrtarët në terren janë vënë në lëvizje për të vlerësuar dëmtimet e mundshme në strukturat përreth.
Nga ana tjetër, banor të zonës thonë se apartamenti ka qenë në ndërtim për dy vitet e fundit dhe ndërtuesi ishte në terren duke u takuar me blerësit e mundshëm për to. Disa orë pas shembjes është dashur pak kohë që shërbimet e shpëtimit të mbërrinin në vendngjarje, ndërkohë qindra njerëz ishin grumbulluar rreth zonës, duke vëzhguar të pafuqishëm pllakat e betonit të grumbulluara po aty.
Shembjet e ndërtesave në Lagos qyteti më i madh i Nigerisë me një popullsi prej 20 milionë banorësh, duket se nuk janë një dukuri e rrallë pasi në vitin 2019 janë shembur dy ndërtesa një nga të cilat ishte shkollë humbën jetën dhjetëra persona.