IKMT ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë, në pronësi të botuesit të Irfan Hysenbelliut. Para se shembej godina e këtij resorti, IKMT ndërmori një tjetër aksion para tre muajsh, aksion i cili nisi vetëm me prishjen e pishinës së resortit.
Por çfarë pretendojnë palët mbi këtë aksion?
Botuesi Ifran Hysenbelliu dhe përfaqësues të këtij grupi editorial pretendojnë se shembja e resortit është me prapavijë politike. Sipas Hysenbelliut kjo është një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama për shkak të linjës editoriale që po ndjekin mediat të Hysenbelliut
Që prej aksionit të parë të IKMT-së me prishjen e pishinës, pronarët e ‘Prestige resort’ pretendojnë se resorti ka leje ndërtimi te leshura nga KKT ne data 7.03.2016. Sipas tyre aksioni i IKMT është ndërmarrë në mënyrë të paligjshme, pasi pretendojnë se dokumentet për ndërtimin e këtij resorti janë konform ligjeve dhe madje leja është firmosur nga kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të KKT.
Por pas prishjes së pishinës së resortit para tre muajsh, pati një reagim nga Ledia Tota, drejtoresha e Agjencia e Zhvillimit të Territorit që kundërshton pretendimet e Hysenbelliut. Në reagimin thuhej se:
Pretendimi i mediave të zotit Irfan Hysenbelliu se ndërhyrja e IKMT është e paligjshme pasi resorti paska leje të miratuar është një tjetër manipulim i opinionit publik. Dokumenti i nxjerrë në mediat në fjalë me firmën e kryeministrit Edi Rama si kryetar i KKT provon të kundërtën e pretendimit. Leja është një leje me kusht, ku thuhet qartësisht se dokumenti i lejes së ndërtimit do të jepet vetëm pasi tē plotësohet dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhen taksat përkatëse. Asnjëri nga kushtet nuk është plotësuar dhe sot zoti Irfan Hysenbelliu i detyrohet shtetit dhe qytetarëve kthimin e sipërfaqeve të zaptuara si edhe borxhin financiar nga mospagimi i taksave", thuhet në reagim.
Pra sipas AZHT-KKT ''‘Prestige Resort’ i ishte dhënë një leje me kusht dhe dokumenti i lejes së ndërtimit do t’i jepej vetëm pasi të plotësohej dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguheshin taksat përkatëse. Sipas AZHT, ‘Prestige Resort’ nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet dhe prandaj është bërë edhe ndërhyrja'' për prishjen e pishinës, aksion që më pas vijoi edhe me shembjen e godinës së resortit.
Dokumenti i publikuar nga AZHT
Lajmi kryesor:
70 kg eksploziv, VIDEO me dron nga momenti kur IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar ‘Prestige Resort’ në Kavajë! Reagon Irfan Hysenbelliu: Hakmarrje politike
SI.E.//ReportTv.al