Shembja e 'Samiut'/ Julka: Klasa jonë ka nxjerrë figura të spikatura, e takohemi ende... Unë e Tahiri gjithmonë këndojmë

24 Prill 2020, 14:56| Përditesimi: 24 Prill 2020, 15:45

  • Share

TIRANË-  Të shohësh teksa rrënohen kujtimet më të bukura të rinisë, nuk është e lehtë për Julka Gramon, këngëtaren dhe moderatoren që gjimnazin e ka kryer tek "Sami Frashëri", sot i kthyer në një gërmadhë pas shembjes për t'u rindërtuar pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Momentet e para i ka të shembjes, Julka i ka humbur, por grupi i WhatsApp, që ka me ish-Samistat, i kanë dërguar foto dhe video, madje si për ironi të fatit dritaret e klasës së tyre duket se po rezistonin. Në një intervistë për Report Tv, ajo ka rrëfyer për emocionet e përjetuara

"Me thënë të drejtën imazhet e para duke qenë se kam qenë  e impenjuar me fëmijët, nuk është se i kisha parë, por kemi një grup chati me komplet klasën e gjimnazit dhe aty erdhën pamjet e para, madje po bënim shaka duke rrethuar dritaret e klasës, e thonim nuk po shembet dot klasa kërkojnë ndihma. Të vjen keq kur sheh pamje të tilla, se janë vite të jetuara shumë bukur ato të gjimnazit dhe këtë e dëshmon fakti që vazhdojmë të jemi ende në komunikim me njëri-tjetrin Ne kujtime të bukura kemi shumë. Janë 4 vite, kemi përjetuar shumë periudha edhe ato kur bojkotohej mësimi kur kaloje nëpër mure mbylleshin dyert, por edhe ato koncertet. Çdo herë që mblidhemi edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i gjimnazit, rikthehemi në kohë shpërndajmë foto, video, na duket sikur kthehemi adoleshent edhe një herë tjetër. Unë personalisht nuk e kam lënë kurrë mësimin, vetëm në vit të katërt, thamë "ok" do lëmë gjithë ditën, na shkoj dëm se na kishte ardhur mamaja e shoqes dhe u kthyem në pushim", kujton Julka.

A kanë kërkuar të ruajnë ndonjë kujtim nga shkolla? Julka na thotë se nxënësit që mësuan në ato bnaka janë aq shumë, saqë do duhet të "rrëmbehej" e gjithë shkolla për t'u ruajtur si një kujtim. 

"Ka shumë, edhe zoti Ilir Meta nga aty ka dalë, po të kërkonim gjithë cepat nuk do linim vend për ata të rinj që ruajnë kujtimet e mundshme", tha Julka.

Ajo është rikthyer pas në kohë, atëherë kur ishte një gjimnaziste, festat e shumta, ku një nga protagonistët ishte ajo dhe ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, me këngë. Festa e fundit ishte ajo e 9 shkurtit, ku edhe në takimet e viteve të fundit, Julka dhe Saimiri nuk e kanë "thyer" traditën".

"Fëmijëve të mi nuk është se u kam folur, por kur na ka rastisur të kalojmë me makinë u kam treguar që kjo ka qenë shkolla e mamit. 9 shkurti u takuam patëm një mbrëmje të madhe një festë të madhe të gjithë së bashku. Spikat që unë me Saimirin gjithmonë do këndojmë, se në festa apo koncertet e gjimnazit ne kemi pas kënduar ndonjëherë bashkë, ca këngë e karaoke me të gjithë bashkë janë të paevitueshme.  Ka të bëjë me breza po klasa jonë ka nxjerrë breza të spikatur. Kemi avokatë, ekonomistë, doktorë, marketingsa, politikanë, në çdo fushë kemi përfaqësues shumë të mirë", përfundoi Julka për Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 26/04/2020 12:34

    Vetem ju paskeni kujtime. Te gjithe debila paskeni qene. Apo po pretendon se meqe mender presidenti paska ber te njejten shkolle me rregull 3-shi I bie qe ne ate shkolle Dalin vetem kusare

    Përgjigju
  • Ku*vjari: 25/04/2020 00:18

    Bravo ju si klasë se asnjë ku*vë skeni nxjer të gjithë të shkëlqyer ju..

    Përgjigju
  • sapa: 24/04/2020 16:18

    Hajdute jeni ju te gjithe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?