Shembja e skelës/ Ja gjendja shëndetësore e 3 punëtorëve të plagosur

17 Gusht 2019, 18:48| Përditesimi: 17 Gusht 2019, 18:59

  • Share

Gjendja shëndetësore e 3 muratorëve që dje mbeten të plagosur rëndë pas rrëzimit të skelës në një pallat në rrugën “Faik Konica” në Tiranë paraqitet e stabilizuar.

Familjarët e 3 personave të plagosur kanë refuzuar të japin detaje për ngjarjen qoftë edhe jashtë kamerës për Report Tv duke u justifikuar me mungesën e informacionit, ndërsa janë ata që konfirmojnë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Aktualisht në spitalin e traumës janë të shtruar tre punëtorët e firmës "Syla", Genti Bardhi, Euglidios Lika dhe Altin Marku.

Mësohet se Euglidios Lika ka qenë në katin e katërt në momentin e shkëputjes së skeles

Ngjarja e rëndë ndodhi  të premten rreth orës 15:00, në rrugën “Faik Konica”, ku humbën jetën 31-vjeçari Ergys Brahimaj punëtor ndërtimi në firmën "Xhimi”, si dhe Orjan Kodra, 36 vjeç, punëtor i firmës skela “Syla”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jani: 18/08/2019 00:30

    Kompanise te skelave ti hiqet licensa,,,se nuk qene ne gjendje te ruajne jeten e punetoreve te vet.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?