Një nga punëtorët që ndodheshin nën rrënojat e pallatit ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia, e ndërsa një tjetër është ende nën rrënoja. Policia e Zjarrfikësja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Shembet skela e pallatit 13 katësh! Nxirren të vdekur nga rrënojat 2 punëtorë, plagosen 3 të tjerë /Video
B.K./ReportTv.al