Shembja e skelës që la pas dy viktima/ U lirua me 2 shtator, arrestohet për së dyti pronari Petrit Syla

8 Shtator 2019, 12:47| Përditesimi: 8 Shtator 2019, 13:44

  • Share

Vdekja e dy punëtorëve të skela Syla, Orjon Kodra dhe Ergys Brahimaj më 16 gusht teksa ishin duke punuar në një pallat në rrugën Faik Konica, ka çuar në pranga pronarin e Skelave Syla, Petrit Sylën.

Report Tv mëson se ky është arrestimi i dytë në më pak se një javë për Petrit Sylën pasi më 2 shtator ai është vënë në pranga për të njëjtën ngjarje nga policia por prokuroria e ka liruar.

Ndërsa të premten në mesditë prokuroria ka nxjerrë një tjetër urdhër ndalimi për të dhe policia ka mundur të prangos Petrit Sylën mëngjesin e kësaj të diele teksa ai kthehej nga një ceremoni familjare nga Lezha.

Petrit Syla nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit ndërsa pritet që prokuroria të vendos nëse ndaj tij do të kërkoj apo jo një masë sigurimi në gjykatë. Petrit Syla është administratori i skelave në të cilën gjetën vdekjen Orjon Kodra e Ergys Brahimaj ndërsa 4 punëtorë të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje më herët u arrestua edhe Ilir Bendo drejtori i firmës Syla ndaj të cili është lënë masa e sigurisë arrest me burg ndërsa Xhimi Tarushi fitoi lirinë.

Tarushi ishte personi që kish fituar tenderin për rikonstruksionin e fasadës së pallatit ku banon zv.kryeministri Erion Braçe, pallat në të cilin ndodhi dhe ngjarja e dy punëtorët humbën jetën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjan: 11/09/2019 19:42

    Nuk është faji i zotit Prtrit syla...thjesht edhe ky ka armiqt e vet sepse ka arritur të jet nje biznesmen i nderuar Dheeeee është i vetmi në shqipëri që ka çdo puntor të siguruar e

    Përgjigju
  • Tarrasi: 10/09/2019 23:37

    O krenar qe ti hanksh nje ..ar.. po ku di ti nga keto gjera ,, Me mire pyesni prokuroret sa lek duan.. Per Skelari nje

    Përgjigju
  • skelari: 08/09/2019 19:39

    Skenari me i mundshem: Priokurori "i ka dale borxhit" Petritit, duke e lene te lire kete kohe, te gjente parate. Petriti me sa duket ka dashur "ti bjere qylit" e te mos paguaje... Per memdimin tim kategoria e prokuroreve eshte shtese edhe me e ndyre dhe e rrezikshne, sesa gjykatesit, por thjeshte nuk u shihen bemat. Ne kete vend burgosen njerez qe nuk perbejne aspak rrezikshmeri shoqerore, as rrezik largimi, nderkohe qe shohim shpesh qe vrasesit kronike bredhin te lire ne harkun e pak viteve nga bemat.

    Përgjigju
  • Krenar: 08/09/2019 14:36

    Mbylljani firmen ketij plehres.....

    Përgjigju
    • Arjan: 11/09/2019 19:43

      Pse apo të ka zën rrugen me arritjet e tij.plerë je vetë ok

  • Drejtesi: 08/09/2019 14:22

    Cfare prokor leshi eshte ky Furduk qe te liron nga akuza dhe te arreston prape per te njejten akuze me sa duket i ka ra pishman kesaj i thone (VK)Hajt Tung nga London

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?