Politikë
Top 24

Dy viktima nga shembja e skelës/ Reagon Braçe: Për Ergysin, Orjanin, punëtorët, borxhin tim...por edhe për 'pallatin' tim

18 Gusht 2019, 19:46| Përditesimi: 19 Gusht 2019, 11:20

  • Share

TIRANË- Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për dy viktimat që humbën jetën nga shembja e skelës. 48 orë, sepse, siç shkruan ai, ka zgjedhur të respektojë dhimbjen e familjarëve që kanë humbur jetën.

Në përgjigje të gjithë akuzave të mbërritura nga ana e opozitës, që lidhen edhe me faktin se ngjarja ka ndodhur në pallatin ku ai jeton, Braçe ka sqaruar, se përgjatë një harku kohor prej 16 muajsh, në kompaninë "Syla" janë kryer vetëm 7 kontrolle dhe ndonëse është gjetur me shkelje apo detyra të pa kryera, nuk është marrë asnjë masë, gjë e cila është konfirmuar edhe për Report Tv nga  inspektori Armand Loga. Për më tepër, në muajin e fundit, ku dhe kanë nisur punimet, nuk është bërë asnjë kontroll në kantierin e punimit, çka ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë kompaninë "Syla" dhe "Xhimi", por edhe Inspektoriatin Shtetëror të Punës, për neglizhencë.

Në këto kushte, numri dy i qeverisë kërkon hetim deri në fund për këtë ngjarje të rëndë, teksa ka theksuar që të pestë punonjësit kanë qenë të siguruar në shtet.  Sa i përket akuzave se ka qenë ai që ka përzgjedhur dy firmat, për rikonstruksionin e pallatit të tij, ai ka sqaruar opinionin publik se “nuk ka pallat e vilë dhe si zëvendëskryeministër, nuk i ka kërkuar favor të paligjshëm kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Tre ditë më parë, si pasojë e shembjes së skelës, humbën jetën dy punëtorë, e ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me këtë ngjarje, janë vënë prangat dy drejtuesve teknikë, e ndërsa është në kërkim pronari i kompanisë 'Syla'.

Shkrimi i plotë i Erion Braçes
Ky është borxhi që ju kam Ergysit dhe Orjanit, çdo punëtori në këtë vend. Karrigia as që ka rëndësi fare këtu, as e kam pasur, as e kam kërkuar, as më mban e as e mbaj; si përherë mendova për punë, e kam parë dhe e shoh si punë. Tani, me shumë përulësi ndaj familjarëve të Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 orë në respekt të dhimbjes së pashembullt të tyre, durova po aq akuzat e një krimineli barabar që ka pushkatuar të rinj, prindër dhe, një tjetri, hajdut ordiner të cilin nuk e lënë të udhëtojë në SHBA, të dy politiqenë këta, një vrasësi barbar grash dhe një hajduti ordiner turistësh, njeri pronar medie e tjetri pronar i një shoqate që jepet me lekeë tek i paligjshmi i parë që do të luftojë si i paligjshëm qeverinë apo konkretin, dua të them ca të vërteta. Si qytetar si zëvendës kryeministër jo e jo, nuk kam përzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompaninë “Syla”, për të kryer punime në pallatin ku unë banoj, edhe pse kontrata është për investimin, ligji për sigurinë në punë! Pesë herë, çdo muaj nga marrja e detyrës ka qenë kështu, 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës i kam kontrolluar në rajone, s`i kam gjetur në punë, i kam pushuar (një pis i denoncoi si reprezalje mbi LSI dhe PD), 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës kam marrë raporte prej tyre, i kam refuzuar si të pamjaftueshme e të pavlefshme, madje të padobishëm. Prej një muaji zero kontroll në një kantier me risk të lartë si ky, për më keq dy minuta nga zyrat e tyre, dëshmon se puna nuk është bërë sa e si duhet dhe i ngarkon me një përgjegjësi shumë të rëndë, si kompanitë ku sipas ligjit nis e duhet të garantojë sigurinë në punë, si agjencinë, që sipas ligjit duhet të kontrollojnë vetëm të kontrollojë përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në punë. Ndaj drejtësia duhet të hetojë e gjykojë deri në fund, drejt e sipas përgegjësisë secilin.
 

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben tironci: 19/08/2019 00:45

    Shteti duhet ti lidhe pencion familjeve qe humben burrat se eshte fai i inspektorit te shtetit qe nuk ka bere inspektimin e skeles dhe licencimi I kompani se per te punuar ne lartesi ASHTU sic pretendon rilindasi konebrace Inspektori I shtetit duhet te shkonte ne OBJEKT ku punohet dhe te bente inspektimin

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 18/08/2019 22:40

    Ore Erion Brace. Duhen vite qe shqiptaret te kuptojne se ne pune shkohet per pune dhe jo per kafe e muhabete. Ngushellime familjareve te viktimave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?