Në lidhje me vendimin e shembjes së Teatrit Kombëtar, në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka pasur përplasje mes regjisorit Kastriot Çipi dhe ekspertit të Urbanistikës, Arben Meçaj.
Regjisori Kastriot Çipi është shprehur se prania e kryetarit të PD-së Lulzim Basha është një garanci më shumë që të mos ndodhë prishja e teatrit, por ngelet në dorë të qytetarëve.
Ai ka theksuar se nëse ata do ta shembin do të zhdukin një moment të historisë nga vizioni i Tiranës.
"Nëse qeveria dhe bashkia duan ta shembin, duan të zhdukin një moment të historisë nga vizioni i Tiranës. Është çështje e identitetit kombëtar. Është arkitekturë racionale jo fashiste, ku 'Europa Nostra' e quan një vepër post futuriste, një nga të rrallat që ka mbijetuar në botë. Është teatri më i vjetër në vend, nuk është faj që e ka ndërtuar Italia, por që Shqipëria nuk ka mundur të bëjë një më të mirë. Nuk është mbyllur as në vitin '97, na ka hapur dyert duke parë shfaqje", tha Çipi.
Kurse eksperti i Urbanistikës, Arben Meçaj është shprehur se pjesëmarrja e kryetarit të PD-së e ka politizuar çështjen. Ai theksoi se teatri është përfaqësues i arkitekturës moderne të Italisë fashiste të Duçes të vitit '38, '39 dhe nuk është pjesë e kulturë së Shqipërisë.
"Tirana ka një strukturë moderne dhe projekti është një vlerë e shtuar. Jam kundër se është bërë me dru të çimentuar dhe nuk gjendet në asnjë vend të botës. Historia nuk është e lidhur me objektin por me trupën e mrekullueshme. Nuk shoh një turist që ta shohë si objekt kulture, është një karakatinë, një çiban që duhet t'i zhduket qendrës së vendit", tha Meçaj.
"Ku është projekti? Të hënën do të votohet, ku është detyra e projektimit. Një projekt i rëndësishëm në qendër të Tiranës mbahet sekret? S'ka pasur garë, është projekti që ka dashur udhëheqësi. Projektuesi ka thënë se ma ka kërkuar kryeministri", është shprehur Çipi i revoltuar.
Në lidhje me mbërritjen e Bashës në teatër dhe miratimit të shembjes ditën e sotme, Çipi tha se situata do të shkojë në përplasje mes qytetarëve dhe policisë.
Zoterinj te nderuar , per c'aresye nuk behet i ditur ,dhe i pare projekti , c'far dreqi fshihet pas saj , kush ka interesa te fshehta , dhe djallezore .Cilidoqofte qe i mba te fshehura projektet , nuk mund te jete - ne asnje rast-, i barabart , apo me i madh nga populli .Si ka mundesi nje ekspert i urbanistikes , te flas brrockulla , se -sipas tij - ka ndertesa fashiste , apo naziste , apo komuniste . Me keto arsyetime , nuk mund te prishet , apo ndertohet asgje . Nese eshte per te prishur , ka nje staf profesionistesh qe vendosin , dhe nuk ju lihet hapsire mendimeve politike . Kur te gjitha keto dihen , atehere c'far dreqi fshihet mbas kesaj rrumpalle ?!.Mos vertet , pas ketyre ngjarieve e fakteve , vertetohet me se miri se , c'do shqipetar qe vjen ne krye te pushtetit , eshte nje armik i rrezikshem per shqipetaret .
PërgjigjuZoti Cipi ka te drejte qe mbron monumentet e kultures sic thote ai dhe per teatrin kombetar.Ketu nuk eshte problemi kush e ndertoi ,monarkia ,fashizmi apo komunizmi,problemi eshte ky teater mund te funksionoj per te bere cfaqe?Ka strukture ndertimore dhe higjenike te rregullt ? Nese perdoret per qellime politike ky eshte problem serioz.Rama thote do ndertojme me parate publike ne te njejtin vend dhe shume modern.Ju nuk jeni dakort per kushte me te mira si per ju dhe per spektatoret ?
PërgjigjuHipokrizia në shkallën më të lartë, ata shkatërruan Shqipërinë nga themelet dalin në " mbrojtje,, theatrit. Ata nuk ishin që donin të zhduknin piramidën qe kushton miliona dhe do të jetë funksionale në jetë të jetëve? Shumë më i bukur do të bëhet theatri. Zoti na ruajt nga Sali Miloshev Vuçiç se po u ngjall përsëri i rrafshoi të gjtha dhe ne "timat,, e ferrës do të shkojmë mbrapa atij " trimi të çartun,, sepse i kemi dhënë "besën,, e " burrave,,.
PërgjigjuS'kam digjuar asnje here se , paska edhe ndertime , ngrehina ,fashiste , naziste apo komuniste !.Po si s'na paska pjellur mendia , se ne , armikun e paskemi pasur ne dere te shtepise , aferim te qofte more Mecaj , se se fundi na shpetove nga ky siklet . Por nuk thone kot , nga ferra e vogel del mendia e ndritur .Hall me mendie te kokes , e ditka popullin me budalla se vehten e tij , kerkon ti shes brockullat per filozofi , per shkence . C'dokush dhe te c'faq mendimin e tij per problemin , por mendimin ama , nuk mund te shitet padija per shkence .Besojse duhet lene hapsire mendimit profesional e shkencor , ; Por problemi eshte se ,edhe ne grupet shkencore e profesionale ka "specialiste "me ciban ne koke , dhe keshtu u hapet rruga politikaneve , te bejne ate qe mendojne .Ju vafte mbar .
PërgjigjuPer cfare vlerash duhet mbajtur ajo godine?
PërgjigjuNuk e di si ngeli gallata se e ndjera ish nje aktore e madhe dhe " Artiste e Popullit,, por thon se duhen ruajtur brekët e Violeta Manushit.