Shembja ish-godinës së ATSH, inxhinieri që bashkëpunoi me Maks Velon për Report Tv: Nuk e dëmtoi tërmeti! Po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit

10 Dhjetor 2021, 21:10| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 21:24

  • Share

TIRANË- Me shembjen e ish-godinës së ATSH-së, në Tiranë, inxhinieri Orhan Sakiqit i janë shkatërruar edhe kujtimet. Sot, kur nga ajo hapësirë kanë mbetur disa rrënoja, ai ka rrëfyer në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj momentet e projektimit të kësaj godine, që për kohën ka qenë me e veçanta, Sakiqi tregon për kujtimet që ka pasur me Maks Velon, arkitektin dhe veçantinë që mbarte në vetëvete ajo godinë.

"Në 1966 u krijua zyra e projektimit, ku Koco Mio mori një grup arkitektësh që arriti në pak kohë të japë ndërtesa të një fryme të re, jo të butaforisë ruse, por me dinjitet. Të gjitha këto u kritikuan më plenjume, kur na e dha Koco, aty ishte klubi i gazetarëve, 13 m gjithsej hapësirë, zyrat q ato donin nuk na dilnin dhe prandaj e ndërtuam 7 kate dhe ishte për kohën ndërtesa më e lartë se 1973 kur u ndërtua 15 katëshi i famshëm, për kolonat dhe hapësirën e xhamit hyri në veprat me arkitekturë logjike dhe konstruktive, por pasi kaloi këshillat teknike me pak vërejtje, filluan kritikat pas 1973, dhe u kritikuan për xhamllik të tepërt dhe shpenzim të tepërta, shpenzimet ishin shumë të vogla se materialt ishin vendi, pak cimento e bardhë importi dhe me lutje të vazhdueshme në Ministri, se ndërmarrja nuk kishte mundësi. E veçantë ka pasur lartësinë, kolonat në dukje dhe shumë xhamllik, zyrat ishin të zakonshme, ajo mbante që të shonte dhe 4 kate të tjera, se mbante, por ka interesa të tjera", tha Sakiqi.

Ajo që e ka mërzitur më shumë në këtë histori është argumenti që është dhënë për shembjen, që është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kjo sipas inxhinierit,nuk qëndron pasi sipas tij godina kishte një strukturë shumë të fortë.

"Godina nuk kishte asnjë plasaritje, pra asnjë lloj tërmeti nuk i ka shkaktuar plasaritje se është ndërtuar me beton dhe ai raport me rrezik shembje nuk gjetet sot, e kam ndjekur çështjen, se të thonin do e prishim dhe do bëjmë një ndërtesë tjetër, ishte një gjë jo e mirë, por të thuash që është në rrezik shembje është aspak profesionale se e kam ndjekur atë godinë, deri në fund se është godina e parë nga unë dhe Maks Velo, dhe godinat nuk kanë vetëm fillimin e tyre, por kanë edhe ndjenjat e tyre, kanë edhe hidhërimet e tyre, më larguan nga projektimi dhe e largova pastaj dhe punova jashtë punës, e kishim si një vend takimi me Maksin dhe ta prishësh në mënyrë të pabesë është e kot", përfundoi  Sakiqi në Report Tv.

Historiku i shembjes së godinës
Vendimi në këshillin bashkiak për shembjen është marrë në 9 nëntor të vitit 2020, megjithatë shembjet e para në godinën nisën vetëm mesditën e 8 dhjetorit, në një proces që duket se do zgjasë për vet vështirësitë në shembje që krijohen nga dy godinat ngjitur me ish-ATSH-në.

E klasifikuar monument kulture i kategorisë së dytë në vitin 2007, ish-ATSH pritet të shndërrohet në një objekt arsimor. Të paktën kështu thuhet në tenderin e shpallur më 2 nëntor 2020 të fituar nga kompanitë Fusha Shpk dhe Edil.al me vlerë njëqind e dyzet e tre million e tetëqind e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e një lekë pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës së kompanive fituese ishte 9 muaj, që do të thotë se në gusht 2021 godina e re duhej të ishte në këmbë.

Kompanitë u shpallën fituese në garën tenderuese për rindërtimin e 14 objekteve arsimore, megjithatë nuk ka dokumente plotësuese të fituesve që të saktësojnë konkretisht se çfarë do ndërtohet në sipërfaqen rreth 2000 metra katrorë në Bulevardin Zogu i Parë  në Tiranë. Më herët, shumë muaj para shpalljes së tenderit, në mars të 2020-ës, në studimin e projektimit për 7 katëshin, flitej për ndërtimin e një godine të re që të shpërbente si zyra për administratën publike me kapacitet rreth 300 persona.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Termeti: 10/12/2021 21:43

    Mua me kane frike sepse shemb ndertesa pa dallim por ne Shqiperi ka me te keqinj se une atje po shemben ndertesa historike qe jane monumente kulture.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?