Foto ilustruese

Shembje e konfiskim, shtohen gjobat për ndërtimet pa leje! Qeveria propozon ndryshime në ligji

13 Shtator 2020, 15:57| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 15:59

  • Share

TIRANË- Mbi 62 mijë ndërtime pa leje janë trejtuar për t’u legalizuar gjatë vitit 2019. Por fenomeni i ndërtimeve pa leje ka vijuar edhe pse është ligjërisht e ndaluar dhe ndëshkohet. Për këtë arsye qeveria ka vendosur të rrisë gjobat për ata që ndërtojnë pa leje. Përmes një projektligji të depozituar në Parlament dhe që do të diskutohet në komisionet parlamentare qeveria propozon rritjen e gjobave për ndërtimet pa leje nga 300 mijë lekë që është aktualisht, në 500 mijë lekë të rinj.

“Kryerja e punimeve pa leje dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje por, në çdo rast, jo më pak se 500 mijë lekë”, thuhet në projektligj.

Përveç gjobës projektligji parashikon prishjen e punimeve të kryera pa leje, kur ndërtimi rezulton si shtesë kati ose si shtesë anësore. Por edhe mund të konfiskohet nëse ndërtimi pa leje është mbi 50% të sipërfaqes totale dhe objekti përdoret për interes publik.

“Në këtë rast, konfiskimi, për interes publik, nuk cenon të drejtat e pronësisë të pronarit të truallit, në rast se pronari i truallit është i ndryshëm nga zhvilluesi zbatuesi i punimeve”, thuhet në ndryshimet e reja ligjore.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KUJTIM: 17/09/2020 00:06

    ORE C'FARE SHTETI JENI JU QE LEJONI KETE KATRAHURE QE KANE BERE TE ARDHURIT NE KAMEZ,,BAThORE,,PASKUQAN,,,SHEMBINI TE GJITHA ATO SHTEPI TE PALIGJSHME,,,,,DHE TE BEHET NJE RRUGE E RE MES PERMES KAMZES,,,MUNDESISHT AUTOSTRADE 3 ME 3 KORSI ,,NGA KTHESA E KAMZES E DERI NE SHKODER......QE TE SHKOHET NE SHKODER PER 1 ORE E GJYSEM.....////

    Përgjigju
  • ymeri: 16/09/2020 23:54

    QEVERIA te shembe 1 milion shtepi pa leje ne rrethinat e tiranes dhe durresit dhe jo vetem,,,,nuk ka zhvillim shqiperia pa rregulla te forta ne fushen e ndertimit ashtu sic jane ne gjermani dhe shba,,,,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?