VIDEO/Shembje gurësh në Rrugën e Arbrit, bllokohet qarkullimi

29 Shkurt, 20:19| Përditesimi: 1 Mars, 09:04

  • Share

Një masiv shkëmbinjsh është shembur në Rrugën e Arbrit duke bllokuar qarkullimin e automjeteve me drejtim nga Qarku Dibër drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Konkretisht qarkullimi është bllokuar në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pak kilometra nga dalja e Tiranës. Shumë makina kanë mbetur të bllokuara në dy anët e rrugës, pasi lëvizja e mjeteve është ndërprerë për shkak të gurëve masive që kanë rënë në këtë aks rrugor.

Pas shembjes së masivit ka reaguar deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, i cili ka publikuar dhe pamje.

"Rruga e Arbrit, një lëngim që nuk mbaron kurrë. Fushatat kanë mbaruar, shiritat janë prerë, ministra e kryeministra kanë kërcyer rrugëve duke festuar hapje tunelesh e kanalesh, shtrime asfaltesh etj. Në pamjet e mëposhtme shikohet qartë realiteti i punimeve në Rrugën e Arbrit. Shembje rrugësh në mes të ditës. Koncesioni i Rrugës së Arbrit ka kushtuar miliarda. Kjo situatë katastrofale ka vetem një emër: Keqperdorim i fondeve publike. Dosja e Koncesionit të Rrugës së Arbrit, shumë shpejt në SPAK. Keqpërdoruesit e abuzuesit përpara Drejtësisë.", shkruan Çollaku.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?