Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim ka pësuar shembje mesditen e sotme. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Ende nuk ka të dhëna për shkaqet e kësaj shembje masive.
Kantieri për ndërtim e rrugës së rej është hapur në vitin 2020 dhe ARRSH-ja ende e ka marrë në dorëzim. Pavarësisht se nuk është hapur zyrtarisht lejohej lëvizja e automjeteve. Sot për shkak të shembjes, qarkullimi nga Korca në Erseke dhe anasjelltas është devijuar në aksin e vjetër.
Rruga e re Korce-Erseke po ndërtohet nga kompania “A. N. K.”, ndërsa prokurorues është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në vitin 2022, për Lotin e Dytë janë dhënë mbi dy miliarde lek nga buxheti i shtetit (2,164,693,349.44).
Nuk dihen shkaqet e shembjes?! /Fshati qe duket nuk do kallauz/-thote populli.Pa llogaritur perberjen minerale te zones kushtet atmosferike,lageshtiren,temperaturat e kripen qe u hidhet gjate bores e ngricave,mjafton te shohesh pamjet perreth qe t'a kuptosh pse.Shikoni ndonje peme e ndonje shkurre perreth qe te pengoje,ose ngadalsoje rreshqitjen e dherave juve?E gjithe zona ne video duket si terrenet e shfrytezuara nga minierat,komplet e zhveshur nga bimesia,as peme.as.shkurre,as bar!
PërgjigjuSkandaloze!
Përgjigju