Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera.
Në një deklaratë për media, Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor.
“Pasi mori 83 mandate, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe shqiptarëve duke iu imponuar frikshëm. Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë sepse është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik. LZHK i bën thirrje Ramës që të ndërpresë menjëherë ndërhyrjet politike në bashkitë e vendit. LZHK shpreh shqetësimin e saj për përmbajtjen ligjore dhe mënyrat se si po realizohet aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave dhe ambienteve publike dhe dënon këtë klimë terrori shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkon dëmshpërblimin e të gjithë objekteve të prishura.”, u shpreh ai.
Komente

Gjallë qënka ky RRK...
PërgjigjuKy Rr/K, nga doli ky Spiun i Leka Zogut !
PërgjigjuKUSH HE TI MORE EDACAK POLITIK.A KE NDONJË DEPUTET A KËSHILLTAR NËMAT ,LIS,BURGAJET A NË KRUJË
PërgjigjuAkoma ekziston si emer kjo LZHK,Pas Dash SHehut qenka emeru Kryetar ky tjetrin.Kryetar pa anetare.
PërgjigjuLëvizja për Zhvillim Kombëtar se si do ta zhvilloi kombin duke mos zbatuar vetem ligjet vetem nja malok mund ta kuptoi?!
PërgjigjuPjerdh Spahi pjerdh se lirohesh.