Shembjet në Velipojë, Ademi ngre shqetësimin tek ambasada e SHBA dhe BE: Qeveria po grabit plazhin, do kërkoj të drejtën ligjore

12 Qershor 2020, 17:02| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 17:08

  • Share

Pasi IKMT shembi ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të Velipojës, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ia ka paraqitur këtë shqetësim kryeministri Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministrit të Bujqësisë Blendi Klosi dhe ambasadës së ShBA dhe BE.

Kryebashkiakja Ademi ngre shqetësimin se qeveria e Shqipërisë ka grabitur plazhin e Velipojës. Ndërsa thotë se do të vazhdojë të kërkojë të drejtën ligjore.

"Bashkia Shkodër do të vijojë të kërkojë të drejtën ligjore, vendosjen para ligjit të shkelësve të tij. Vë në dijeni Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, që të ndërmarrë të gjithë veprimet për të hedhur dritë, për të hetuar dhe vendosur drejtësinë", thuhet në letrën e Ademit.

Në kushtet kur jemi në prag te sezonit turistik, Ademi thotë se Velipoja ka marrë një goditje të rëndë dhe sipas saj kjo është e qëllimshme.

"U jam drejtuar ju drejtuesve të lartë të IKMT, Ministrit të Turizmit, Ministrit të Brendshëm në respekt të ligjit, duke kërkuar zbatimin e tij, por akoma mbetemi pa përgjigje deri tani. Velipoja ka marrë një goditje të rëndë këtë prag sezoni. Kjo është e qëllimshme dhe me ngjyrim edhe politike, sepse skena të tilla nuk i kemi parë askund në vijën bregdetare në prag të sezonit", thotë Ademi.

Letra e Voltana Ademit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • alto: 13/06/2020 16:09

    po si eshte e drejta ligjit duke mbeshtetur ndertimet pa leje moj kryetare qe ke mbete si dordolec ne ate pozicion.

    Përgjigju
  • Adi: 13/06/2020 01:24

    Me palaco grua se kjo voltana ademi,,nuk ke ku gjen,,,,biles dhe kjo duhet ndjekur penalisht sepse nuk ka penguar ndertimin e kioskave dhe lokaleve mbi rere qe eshte totalisht e denueshme nga kodi penal,,,do te dali ne cdo rast kunder qeverise,,,,qeveria ta filloje aksionin ne velipoje per prishjen e c'do gjeje qe ka prekur sadopak brezin e reres,,dhe te vazhdoje me radhe ne shrngjin,durres,golem,qerret,spille,divjake,,vlore,sarande....asnje meshire ,,IKMT TE SHKOJE TEK PRESIDENTI PER DEKORATEN ME TE LARTE PASI TE KETE RREZUAR 200.000 OBJEKTE NE PLAZHET TONA,,PO RREZOI 150.000 MERITON VETEM FLETE LAVDERIMI....

    Përgjigju
  • Iris: 13/06/2020 00:06

    Z.Ademi para se te dergosh letra idiote pyeti amerikanet sa ndertesa pa leje apo toka te zena ka ne U.S.A.?

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 12/06/2020 17:36

    Po moj se ske grabitur gjith velipojen me ndertime.pa leje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?