Drejt Punës

Shembull frymëzues, 20-vjeçarja shqiptare tërheq vëmendjen e Bill Gates, projekt për shkëmbim informacioni pa wifi dhe internet

30 Nëntor 2021, 12:15| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 15:44

  • Share

Vetëm 20 vjeçe dhe Xhulia Kurti ka tërhequr vëmendjen e Bill Gates, falë projektit të saj inovativ për të shkëmbyer materialet pa internet dhe wifi. Xhulia, 20 vjeçarja durrsake  me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë.

Ajo është renditur e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo ëifi

Përmes një video rrëfimi, Xhulias tha se shembull sukses që dëshiron të ndjekë është Steve Jobs.

“Modeli më i mirë i suksesit që unë kam është Steve Jobs dhe do doja shumë të arrija në hapat e tij. Ky pasion ka lindur herët që në vitin 2008, pasi qasja ime me internetin ka qenë shumë e hershme në internet-kafenë e babait tim. Aty mësova si të programoja dhe aty kam marrë frymëzimin e parë”, rrëfen Xhulia.

Studentja e Universitetit të Durrësit tregon mbi projektin që e renditi të dytën në garën globale të teknologjisë.

“Internet pa wifi besoj se do jetë e ardhmja dhe kjo ide më lindi para dy vitesh. Konkursi është patronazhuar nga Ministria e Teknologjisë dhe Infrastrukturës gjermane dhe mbështeste teknologjitë e zhvilluara nga viti 2020 në 2021 duke na dhënë ne një afat kohor për zhvillimin e prototipit. Së shpejti ne do kemi në treg prototipin të aksesueshëm nga çdo individ, nga çdo klasë shoqërore", tha ajo.

Xhulia beson se tregu i teknologjisë duhet të jetë i aksesueshëm nga çdo individ pavarësisht statusit të tij financiar, për të parë përmes teknologjisë, këndvështrime të ndryshme të botës. Ajo njoftoi se më 2 dhjetor do të jetë përballë qeverisë Gjermane, ku do të prezantojë projektin për burimet energjetike në fushën e inovacionit.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?