TIRANË- “Mësim në terren dhe jashtë kornizave të auditorëve”, është ajo që universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim më atë të Durrësit, Korcës e Vlorës pritet të realizojë, duke futur një kulturë të re mësimdhënieje. Duke përfituar nga ekspertiza e dy universiteteve në Bari të Italisë, rektori i Universitetit Bujqësor Fatbardh Sallaku sqaroi se modeli i ri shihet edhe si një mënyrë për të ndalur largimet e të rinjve.
"Asnjë universitet s’mund të jetë i dobishëm nëse nuk e demonstron që është i dobishëm për shoqërinë. Universiteti i së ardhmes duhet të devijohet nga një universitet i bazuar në mësimdhënie në universitet prodhimi. Start up-et... të filloni vetë modelin e biznesit. Universiteti është këtu për të ju treguar se si bëhet", u shpreh Sallaku.
Teodoro Miano përfaqësues i Universitetit“ Aldo Moro”në Barisolli eksperiencën italiane në këtë fushë, duke folur edhe për efektet pozitive që do të ketë.
"Duke transferuar teknologjitë dhe metodologjitë në Universitetetdo të arrijmë: Ndërveprim në me sistemin ekonomik dhe social. Promovimin e punës së të rinjëve dhe kategorive vulnerabël në sektorin bujqësor dhe ushqimor përmes krijimit të bizneseve fillestare kërkimit shkencor; Ndaklimin e emigrimit të të rinjëve dhe vazhdimsinë brez pas brezi të sipërmarrësve të vegjël bujqësorë Të ftojmë të rinjtë të rinisin të ardhmen e tyre në vendin ku kanë lindur në mënyrë që jeta në Shqipëri të ketë sërish shpresë dhe besim tek prodhimet cilësore në përputhje me standardet europiane", tha ai.
Me mbështetjen e ambasadës Italiane dhe AZHBR, deri më tani janë investuar 4 inkubatorë për prodhimin e produkteve bujqësore, ku shumë studentë mund të praktikojnë njohuritë e marra në shkollë.