Shembulli që na vjen nga Parlamenti Europian dhe UEFA për përfshirjen e politikës në sport

24 Shkurt 2022, 10:45| Përditesimi: 24 Shkurt 2022, 10:48

  • Share

Nisur nga zhvillimet e fundit, ku Rusia kërcënon Ukrainën me pushtim, eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, i ka dërguar një letër presidentit të UEFA Aleksander Ceferini, që të anulojë zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve në Shën Petersburg të Rusisë pas vendimit të Putinit për pushtim të Ukrainës dhe ta përfundojë bashkëpunimin me Gazpromin rus.

Në letër, eurodeputetja Von Cramon së bashku me disa eurodeputetë të tjerë kanë kërkuar që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s të ndalë bashkëpunimin me Gazpromit rus si sponsor i UEFA-s. Dhe një kërkesë e tillë nuk cilësohet ndërhyrje as nga Parlamenti Europian dhe as nga UEFA. Përkundrazi UEFA pritet që ta shqyrtojë këtë kërkesë që vjen nga Parlamenti Europian, që përfaqëson dhe tempullin e demokracisë europiane.

Ndërkohë, ndryshe nga BE dhe PE, në Shqipëri zyrtarët e FSHF po mundohen prej disa muajsh që kërkesën e disa bashkive që janë aksionere legjitime të klubeve futbolistike ta cilësojnë si ndërhyrje politike.

Do të ishte paradoksale që një bashki e cila heq mënjanë lekët e taksapaguesve të qytetarëve të saj për rrugë apo trotuare, të mos kërkonte llogari se si shpenzohen lekët dhe për rregullat e lojës ku ekipi që financon garon.

Bashkitë gjatë këtyre 25 viteve janë pronare të pjesshem ose të plota të ekipeve të futbollit dhe si mund të mos kenë të drejtë të jenë të shqetësuara për transparencën e zgjedhjeve. Pa ndihmën e bashkive sot futbolli ndoshta nuk do ekzistonte.

Mësimi na vjen sërish nga Bashkimi Europian, që na jep një leksion llogaridhënie dhe transparence edhe në sport, duke legjitimuar ndërhyrjen e Parlamentit Europian tek UEFA në lidhje me organizimin e një eventi sportive. Por me sa duket drejtuesit e FSHF që po përpiqen të ndihmojnë Armand Dukën të sigurojë edhe një mandat të gjashtë, nuk e pëlqejnë llogaridhënien. Pasi së pari do të ishin ata që do të jepnin llogari jo vetëm për fondet e shpërdoruara, por dhe për pagat që i kanë caktuar vetes që variojnë nga 5 mln lekë të vjetra në 15 milionë në muaj, duke ia kaluar ndoshta dhe zyrtarëve të UEFA-s.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erzeni: 28/02/2022 18:07

    tani eri ja futi edit k bashkie,qeverie,fshf sakarrosha z,vendes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?