Shën Valentini dhe pavarësia e Kosovës 'pushtojnë' Morinën, radhë makinash në kufi

14 Shkurt 2020, 17:40| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 17:42

  • Share

Dita e Shën Valentinit ka shënuar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Morinës, në të dyja anët e kufirit si të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Me qindra automjete kanë pritur në radhë pasditen e të premtes për të kaluar respektivisht kufirin e përbashkët.

Kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur të festojnë 14 shkurtin në Kosovë. Edhe pavarësia e Kosovës, ka bërë që shumë shtetas kosovarë të preferojnë të kalojnë fundjavën në Shqipëri.

Mjetet kanë qenë të shumta në radhe për të kaluar, megjithatë nuk janë paraqitur probleme pasi policia kufitare në të dyja anët ka punuar me procedurë të përshpejtuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?