TIRANË- Një lajm shumë i mirë e ka cilësuar kryeministri Edi Rama arrestimin e 4 bashkëpunëtoreve të Tires te 'Shefqet Ndroqi', pasi sipas tij kjo është një mesazh shumë i qartë për qytetarët që bëhet drejtësi. Në një kohë kur rastet ditore prej më se një jave janë rreth 1000, Rama tha se do të jetë përshkallëzim të masave. Për këtë do të vendosë Komiteti Teknik i Ekspertëve i cili do të mblidhet ditën e nesërme, edhe pse ai është i bindur se nuk ka nevojë për masa shtesë, por thjesht të zbatohen në mënyrë rigoze rregullat që janë aktualisht në fuqi.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sqaruar edhe një nga problematikat që është komentuar gjatë pandemisë, që është dërgimi i ushqimeve nga vetë familjarët për të afërmit e tyre me COVID. Manastirliu tha se kjo gjë ka qenë e ndaluar, por është lejuar pasi është parë si një mënyrë e komunikimit e pacientit me të afërmin e tyre. Ajo shtoi se ushqimi është i siguruar nga spitali, por familjari nuk ndalohet që të sjellë diçka shtesë si një shenjë kujdesi të treguar ndaj tij.

Ndalur te shëndetësia, në një prizëm më të gjerë se veçse pandemia, Rama tha se do të riformohet i gjithë sistemi, me qëllim zhdukjen e korrupsionit. Për të mos i lënë hapësirë opozitës që ta shoh këtë si një premtim elektoral, numri një i qeverisë tha se autonomia e spitaleve nuk është bërë më herët gjatë qeverisjes së tij pasi nuk ka qenë infrastruktura e duhur, pra sipas tij nuk ka pasur shtretër, ilaçe, batanije. Tani më, kjo infrastrukturë, tha Rama, është realizuar dhe do japë mundësi spitaleve që të jenë 'pronë e pacientit' dhe jo e shtetit. 

Edhe pse fokusi ishte shëndetësia, Rama nuk u shpëtoi pyetjeve të gazetarëve sa i përket politikës. Ai komentoi me ironi videon e kryedemokratit Lulzim Basha duke gatuar dhe foli për marrëdhënien me ish- kryeministrit Fatos Nano.

VIDEO/Konferenca e plotë

Ora 15:24
25 prilli/Rama: Tirana s'duhet të jetë xheloze për Durrësin dhe Vlorën, është qyteti ku votoj dhe kam bërë gjithçka për të (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se nuk i ka asnjë borxh Tiranës në sensin që ai ka bërë sa ka mundur për të kur ishte kryetar bashkie dhe se për këtë Tirana sipas  tij nuk duhet të ndihet xheloze për kandidaturën e tij në Vlorë apo Durrës për zgjedhjet e 25 prillit.

 “Tiranës nuk i kam borxh në sensin që jam pjesë e Tiranës, jam votues në Tiranë, kështu që nuk besoj se Tirana do jetë xheloze për Vlorën dhe Durrësin, nuk ka arsye. Plus për Tiranën kam bërë gjithçka kam mundur e ditur. Sa më shumë të kalojë koha, do kuptohet se kam bërë gjithçka që t’ja kthej nderin, pasi për 11 vjet më ka zgjedhur kryetar bashkie. I kam edhe një borxh tjetër, që u ktheva si kryeministër, pasi më penguan që të jem sërish kryetar bashkie”, tha Rama.

Ora 13:06
Dëbimi i diplomatëve/ Rama: Marrëdhëniet me Rusinë janë ftohur, por vetëm kaq

 

Kryeministri Edi Rama ka treguar se pas dëbimit të diplomatëve, ka një marrëdhënie të tensionuar me Rusinë, por vetëm kaq.

“Ka një rënie të temperaturës së ulët të marrëdhënieve, por më shumë se kaq nuk ka problem”, tha Rama.

Ora 13:01
‘S’ka nevojë të më tregojë dikush detyrën’/ Rama sqaron deklaratën për ambasadoren Yuri Kim

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij për ambasadoren Yuri Kim, mbi kandidimin e figurave të pastra për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sa herë të më pyesni për ambasadore, nuk do jap përgjigje se keni abuzuar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston, se faktikisht përgjigja ime lidhur me pyetjen ishte shumë e thjeshtë dhe e qartë që nuk ka nevojë që të vini ambasadoren amerikane përpare për të më kujtuar detyrën se këtë e di vetë, krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, tha Rama.

Ora 12:52
Po shkelen masat anti-COVID nga partitë për fushatë, Rama: Është e patolerueshme, policia të mos tolerojë duke filluar nga Presidenti deri te PS

 

Rama ka dënuar rëndë të gjithë politikanët, duke përfshirë ata të Partisë Socialiste, për takimet elektorale në shkelje të masave anti-COVID.

"Partitë politike në shkelje të plotë të rregullave, dhe këtu nuk përjashtoj asnjëri edhe pse kam dhënë në mënyrë të përsëritur porosi që të gjithë t'i përmbahen rregullave. Shkeljet janë transversiale, të gjithë i bëjnë, që nga Presidenti, te PD, te ndërmarrja e gruas së Presidenti, te PS e të gjithë. Nesër do presim ç'do thotë komiteti i ekspertëve. Por të jeni të sigurt se ç'do lloj denoncimi që do të bëhet publik, i ç'do lloj takimi i kujtdo qoftë do të ndëshkohet. Qoftë parti politike, qoftë Presidenti. Unë personalisht jam shumë strikt për vetë dhe nuk k arsye që të tjerët ta bëjnë këtë. Policia e Shtetit duhet ta bëjë detyrën me të gjithë njësoj, me asnjë politikan nuk duhet të tolerojë, duke filluar nga ata të PS-së. Janë të gjitha takime legale. Ka edhe takime ilegale por Presidenti i bën kokë më kokë me ata të OFL-së", tha Rama.

Ora 12:37
Rama: Nesër do mblidhet Komiteti Teknik, do ketë shtrëngim të masave anti-COVID

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se do të ketë shtrëngim të masave anti-COVID.

“Do ketë shtrëngim të masave, patjetër, por thelbi është që duhen zbatuar masa, nëse bizneset respektojnë protokollin, nëse do mbahen maskat, nëse ndalet ahengu, gjërat janë në rregull, nëse nuk bëhen, por nuk zbatohen është e njësoj”, tha Rama.

Ora 12:37
Rastet me monstrat si Tire Alldërvishi, Rama: Telefoni im është i hapur për çdo lloj denoncimi! T'i çojmë në burg këta ordinerë

 

Rama ka vënë në dispozicion të të gjithëve numrin e tij të telefonit për të gjithë qytetarët që duan të denoncojnë rastet të tilla korrupsioni si ai në COVID 2 me protagoniste Tire Alldërvishi.

 "Ajo që bënë ato është përtej korrupsionit. Është torturë. I them atyre që mund të ndeshen me të tilla raste të denoncojnë, në radhë të parë të sfidojnë drejtuesit e spitaleve duke i treguar ç'po ndodh. Numrin tim e përdorin lloj lloj njerëzish me mesazhe që janë edhe humbje kohe. Por ato që duan të denoncojnë e kanë të hapur.

Nuk mund të identifikohet gjithë ajo punë që është bërë me një grusht horrash ordinerë. T'i çojmë në burg të gjithë ata që mund të jenë si këta por nuk mund të hedhim poshtë faktet e tjera. Janë me mijëra që kanë shpëtuar nga kthetrat e COVID-it falë punës së këtyre mjekëve që ne kemi", tha Rama.

Ora 12:28
Rama ironi me Bashën: Është për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma

Kryeministri Edi Rama ka komentuar me batutë videon e kryedemokratit Lulzim Basha teksa po gatuante.

“Është sinqerisht për t’u admiruar një njeri që gatuan me këpucë...dhe që gatuan me këpucë të shtunën mbrëma”, tha Rama.

 

Ora 12:19
Dërgimi i ushqimeve nga familjarët për pacientet me COVID, Manastirliu: Mjet komunikimi, jo pamundësi e spitaleve

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se dërgimi i ushqimeve nga familjarët për pacientët me COVID, është bërë jo sepse spitalet nuk e kanë kapacitet, por si një mundësi komunikimi me të afërmit e tyre.

“Nëse ne duam që ta çrrënjosim korrupsionin që është një sëmundje duhet të bashkëpunojmë së bashku, media, qytetarët dhe duke ofruar ne të gjitha garancitë për të shkuar deri në fund dhe për të çrrënjosur çdo ciban si një sëmundje malinje. Të gjitha spitalet ofrojnë ushqimin, dikush, një pjesë e tyre ofrohen nëpërmjet kateringut, ashtu sikurse e ofron ‘Shefqet Ndroqi’, një pjesë tjetër e bëjnë nëpërmjet stafeve. Sa i përket COVID-2 dhe Infektivit, ka qenë një vendimmarrje e strukturave të spitaleve për të lejuar një komunikim me familjarët edhe për ushqimin apo ndërresa dhe rregulli para pandemisë është që të mos lejojnë ushqime nga jashtë, se në spitale trajtohesh me dieta të caktuara, dhe një pacient që trajtohet posh nga diabeti të marrë kalori të tepërta dhe është vendosur nga mjekët, edhe për faktin se ka krijuar pandemia një lloj gjendjeje jo të mirë emocionale, fakti që pacientët nuk i takojnë familjarët e tyre, ka qenë një mënyrë për t’u qëndruar afër familjarit, por jo se spitali nuk e garanton. Çfarë ka ndodhur na ka bërë për të reflektuar dhe të marrim masa të mëtejshme për të bërë një sistem të kontrollit segmentar ë të gjitha hallkat e shërbimit infermieror dhe mjekësor dhe patjetër sa i përket korrektësisë së ofrimit të shërbimit, kjo nuk vihet në dyshim, se raste të tilla nuk mund të hedhin poshtë punën e madhe të stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Ora 12:11
Manastirliu: Nga 2013-a buxheti për shëndetësinë është rritur me 77%! Ja i gjithë transformimi thelbësor në sistem

 

Nga viti 2013 e deri në buxhetin e fundit, paratë për shëndetësinë janë shtuar më 77%. Kjo sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka realizuar një sërë suksesesh në sistemin shëndetësor.

"Nëse do të bënim një panoramë ne kemi rritur me 77% buxhetin për shëndetësinë. Në vitin 2021 buxheti për shëndetësinë është 62.9 miliardë lekë. E kemi filluar nga rritja historike e pagave për mjekët dhe infermierët.  Ne kemi investuar në të gjithë rrjetin e sistemit shëndetësor, nga qendrat shëndetësore deri te spitalet. Pa kushtet më të mira profesionistët nuk do të arrinin të ofronin shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët shqiptarë. Pagat për mjekët dhe infermierët janë rritur me 57%. Sot mesatarisht paga bruto e infermierëve është mesatarisht 670 dollarë, ndërsa për mjekët është 1100 dollarë. Nga ana tjetër kemi dedikuara 10 milionë për bonuset për më shumë se 4000 punonjës të shëndetësisë.

Ne kemi bërë punësim me meritokraci. Në katër vite janë punësuar 3500 teknikë të shkencave mjekësore dhe 1200 mjekë me meritë dhe transparencë. Nga viti 2014 e deri më sot janë hapur 7 cikle specializimesh me më shumë se 1700 kuota, për t'iu përgjigjur nevojave të vendit për mjekë specialistë. Nga momenti i përfundimit të këtyre specializimeve më parë përfundonin kuotat e specializimeve dhe vinin të tërë në Tiranë;. Ndërkohë që ne nuk kemi prishur asnjë kontratë, sot kemi mjekë specialistë të të gjitha specialiteteve në të gjitha spitalet e vendit. Kështu do të bëjmë gjithmonë që të kemi mjekë aty ku ka nevojë vendi. Një nga arritjet më të mëdha është themelimi  i Urgjencës Kombëtare. Jo vetëm me flotën e re të ambulancave por mbi të gjitha ne kemi arritur të kemi një numër unik dhe një kartelë të dixhitalizuar për ç'do qytetar", Manastirliu.

Ajo u ndal edhe te atë që quhet kantieri i shëndetësisë.

"Ka ndikim të drejtëpërdrejtë në instraktutën spitalore jo vetëm spitalet e reja por edhe investimet me teknologji moderne. Kemi ndërtuar 5 maternitete, 300 qendra shëndertësore, 9 spitale e poliklinika të rindërtuara, 5 spitale janë në ndërtim etj. Spitali rajonal në Fier do të jetë spital ekselencë dhe që do të pilotojë autonominë spitalore", tha ministrja.

Ora 11:53
Autonomia e spitaleve/ Rama shpjegon pse nuk është vënë më herët në zbatim ky plan

 

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer një përgjigje në mënyrë jo indirekte opozitës, se përse projekti për autonominë e spitaleve nuk ka nisur më herët.

“Ne do të fillojmë të hyjmë në fazën tjetër të reformës që është dhënia e autonomisë dh e mjekëve që të jenë jo vetëm shërbëtor të publikut në spital, por edhe të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, dhe jo thjesht sikur janë në pronën e shtetit që mbetet një fuqi, një hijeje, një prani anonime. Si mund të bëhej autonomi me spitale pa ilaçe, pa banjo, pa ngrohje, me spitale pa batanije, pa ushqim cilësor, me spitale me personel të demotivuar dhe të keqshpërblyer, sot jemi njësoj edhe këtu si në kantierët e rindërtimit, kemi pastruar rrënojat, kemi hapur themelet, kemi shtrirë infrastrukturën bazë, kemi filluar karabinanë, kemi filluar me të gjithë elementët që ngrehina të bëhet  në rregull. Ndryshimi kërkon kohë dhe rruga shtrohet hap pas hapi”, tha Rama.

Ora 11:53
Rama bën bilancin: 80 mijë teste të shpejta, kemi 10-fishuar numrin e tamponëve! Mbi 4 mijë mjekë e infermierë vijojnë të marrin bonusin

 

Kryeministri Edi Rama  ka bërë një përmbledhje të situatës së COVID në vendin tonë. Ai është ndalur te kapacitete mjekësore dhe logjistike në përballimin e kësaj lufte.

“3656 mjekë dhe infermierë që paguhen me 1 mijë euro plus rrogës në muaj dhe do të vazhdojnë të paguhen deri në fund, 1112 staf mbështetës me 500 euro  plus rrogën. Për të përballuar këtë luftë janë përfshirë në sistem, 464 të rinj në stafet mjekësore dhe infermiere duke garantuar një rritje kapacitetesh sipas nevojës, spitalet janë të pajisur me të gjitha aparaturat që gjenden në çdo spital të Europës. Kapaciteti i respiratorve është pothuajse 3-fishuar. Është punuar në rritjen e kapaciteteve në çdo drejtim, logjistike dhe njerëzore, terapitë e mjekimit dhe medikamentet sipas protokollit janë të unifikuara me ato të vendeve të tjera, 1.2 mld  lekë të reja trajtimi në banesë. Një thirrje, mos dyndni të afërmve me ilaçe, mos bini pre e sugjerimeve që ju vijnë nga 20 mijë drejtime, por referojuni vetëm dy skemave bazë të mjekimit, sepse po të ishte gjetur kura për ta vrarë COVID-in do të ishte e njohur botërisht, e gjithë bota e ka shumë të qartë porosinë, jo ilaçeve të tepërta, jo këshillave dhe sugjerimeve nga të katërta anët, por atij protokolli me 2 skema të thjeshta, të vetmet që janë botërisht të unifikuara dhe që nuk bëjnë dëme. Flota e ambulancave është zgjeruat me 36 ambulanca të reja, në terren kemi 100 ambulanca atë reja që merren me këtë punë, ndërkohë që ajo që mbetet shumë e rëndësishme është transformimi epokal i Urgjencës, kemi një kapacitet me një numër shërbimesh në kohë që as nuk mund të imagjinoheshin, kapacitetet laboratorike janë rritur katërfisht, numri i testimeve është 10 fish, kanë hyrë në përdorim testet e shpejta, janë kryer 80 mijë, 30% më shumë epidemiologë në terren, duke garantuar që 90% e të infektuarve të shikohen. Zero vaksinat për gripin në 2013-n ndërkohë që ne kemi mundësuar vaksinat falas për gripin për 250 mijë qytetarë, 4 herë më shumë se viti 2019. Ndërkohë që kemi nisur fushatën e vaksinimit anti-COVID. Kemi një vonesë si të gjithë vendet e tjera për shkak të vonesës që ka sjellë vetë situata”, tha Rama.

Ora 11:42
Skandali i Tire Alldërvishit, Rama: Mesazh i qartë për të gjithë! Shëndetësia sot as nuk krahasohet me 7 vite më parë

 

Në fillim në komunikimit me mediat, në konferencën që po zhvillohet për shëndetësinë, Kryeministri Rama preku çështjen e arrestimit të 3 infermiereve dhe 1 sanitareje ditën e djeshme pasi bashkëpunimin me Tire Alldërvishin, për skandalin e korrupsionit në spitalin "Shefqet Ndroqi".

Rama tha se është lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë në radhë të parë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurrojnë të denoncojnë në drejtimin që e shohin të arsyeshëm.

"Është një mesazh i qartë për të gjithë atë pjesë të trupës së bluzave të bardha që për fat të mirë është një pakicë e vogël por një pakicë e mjaftueshme për të ndotur imazhin, pastërtinë e bluzave të bardha, për të ndotur rrugën e transformimit. Është një mesazh i qartë edhe për të ardhmen sepse unë besoj se kura afatgjatë dhe e suksesshme për të adresuar plagën kanceroze të ryshfetit në sistemin shëndetësor është thellimi i reformës të sistemit. Do të arrijmë që spitalet publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët me shpërblimin motivues për mjekët. Kjo është një ambicie e cila nuk mund të shihte rrugën e realizimit më parë, pa shtruar në fillim bazën e të gjithë infrastrukturës tonë spitalore.  Sigurisht që mbetet ende më shumë për tu bërë nga çështë bërë por as nuk krahasohet me situatën ku ishte 7 vite më parë, një skandal dhe turp i pashembullt në mes të Evropës", tha Rama.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 09/02/2021 20:05

    PSE nuk e di ti mor rama mor mut qe ne shendetesi,,gjykata,,polici,administrate, ka korrupsion dhe behet korrupsion,,,jo si ne kohen e saliut hapur fare,,,por me marifet....ikni mor qelbesira se ja nxite jeten popullit shqiptar,,dhe ky popull nuk ju ka asnje borxh,,,,juve i keni shume borxhe shqiptareve...

    Përgjigju
  • Tani: 09/02/2021 16:15

    Mjet komunikimi!!! Po pse nuk dergojne familjaret ushqim te Amerikani apo Hygeia. Sepse eshte ushqim normal e jo si ushqimi skandaloz qe te semur i kateringut te Nikolin Qefalise.

    Përgjigju
  • Tiku: 09/02/2021 15:43

    Ashpersimin e masave bejeni pasi te jene te gjithe me kovid.

    Përgjigju
  • korcari: 09/02/2021 12:14

    degjo ketu une me ty jam socialist i thekur aman me keto qe po thua je ndesh me ne pse tani kujtohesh per riformin shendetesor te spitaleve apo je ne prag zgjedhjes e nje gje ta kesh parasysh njerzit nuk genjehen me nga premtimet qe ju beni prandaj futju punes qe ta meritosh voten tone

    Përgjigju
    • Partia: 09/02/2021 17:05

      Tani ti futet punës, po sikur t'a vlerësojmë per 8 vitet ku s'bëri asgje. Apo Sala është ne burg,jo me, në shtëpi qenka. Te rroje partia o socialist i thekur, futi i sufllaqe

  • Ops: 09/02/2021 12:09

    Per pastruse te grini ju , si skeni turp ???? Po mjeke skishte asnje te perfshire ??? Apo ndaj caktuat prokurorin kamikaz te partis ?? Turp rrace e keqe

    Përgjigju
  • Infermieri.: 09/02/2021 12:06

    Tirja një copë pastruese ishte bashkë me ato kukumjackat infermiere, por të thuash arestimi i Tires sukses i madh është deficencë mentale, a thua se Tirja është koka e korupsionit në mjeksi. Shikoni ata që prishin skanerat nëpër spitale që njerzit të dynden në privat, apo bandat e mjekve që cdo pacient e përcjellin në klinika private seçse në shtet nuk duan të punojnë. Mjekët duhet ose në shtet ose në privat të punojnë. Paguani mirë mjekët dhe infermierët në shtet nqs doni të mos ndodhin këto pisllëqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?