Shëndetësia 'për spital', eksperti në '5 Pyetjet': Zjarri ka 11 vite që bie në sistemin shëndetësor

25 Mars, 21:27| Përditesimi: 26 Mars, 07:04

  • Share

Situata kaotike që është krijuar me mosfunksionimin e Urgjencës u diskutua në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv. Të ftuarit evidentuan për Ilir Babaramon problematikat që ka sistemi shëndetësor shqiptar që lidhet edhe me zjarrin e rënë në muajin shkurt tek Urgjenca e QSUT-së.  Eksperti i shëndetësisë, Erion Dasho në lidhje Skype deklaroi se zjarri ka tashmë 11 vite që bie në sistemin shëndetësor shqiptar.

‘Mendoj se zjarri tek urgjenca është zjarri më i vogël. Më i madhi është vënë prej 11 vitesh nga sistemi politik që drejton Shqipërinë. Sistemi shëndetësor ka prej 11 vitesh që digjet. Dyshoj se kemi një situatë të ngashme me kullat binjake në SHBA. Zjarri që ka rënë, siç është referuar mund të ketë shkaktuar dëme struktrurore, dhe kjo është aryseja që ka 1 muaj e gjysëm që përpiqen të riparojnë dëmet.

Ky është spitali terciar më i rëndësishëm i urgjencës që ka Shqipëria. Jemi në kushtet e një papërgjegjshmërie. Duhet të ishin marrë masa. Përbën pamundësi që godina të vihen në përdorim. Duhet të kishte shërbime alternative që pacientët të mos sorrollateshin. Të privosh nga shërbimi në QSUT është e pafalshme. Trauma ka objektin e saj, që ka të bëjë me forcat e jashtme që dëmtojnë organizmin por nuk mund të zëvëndëosjnë Urgjencën. Shefqet Ndroqi ka një status të paqartë. Është një status që është luhatur midis një spitali që i shërben qarkut Tiranë dhe një qëndre spitalore universitare. Kjo e bën të paqartë rolin e si spital.

Në QSUT janë me një telefonatë mjek roje të gjithë specialiteteve. Këtë nuk e zëvëndëson as Trauma as Shefqet Ndroqi. Situatë e pafalshme. Ai zjarr fizik është shumë pak krahasim me zjarrin metaforik që ka 11 vjet që djeg sistemin shëndetësor shqiptar.’, tha Dasho.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori u shpreh se pasojat e kolapsit në sistemin shëndetësor i ndjen pacienti shqiptar që përveç sorrollatjes përballet edhe me limitin e ekzaminimeve që kryen QSUT.

‘Ka më shumë se një dekadë që me mënyrën si është drejtuar sistemin shëndetësor i ka rënë flaka dhe pasojat i ndjen pacienti shqiptar. Kur kemi problem shëndetësor përveç sorrolatjes nuk gjejmë zgjidhje. Dhe mjekët të drejtojnë tek sistemi privat. Tani me sistemin koncesionar në sistemin e laboratorit ka një limit të analizave që mund të kryhen, stopojnë dhe udhëzohen mjekët të mos bëhen më. Edhe në rastet e urgjencës nuk janë bërë ekzaminime. Edhe në këto raste nuk marrin shërbime. Kjo ka hapur një tjetër vrimë korrupsioni dhe shpërdorimi të taksave të shqiptarëve. Çdo muaj rritet fondi limit i ekzaminimeve. Është shpërdorim i taksave të shqiptarëve.’, u shpreh deputetja.

Ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistit, Diana Toma e ftuar në studio shtoi se ajo godinë e Urgjencës nuk ka shtretër të mjaftueshëm dhe kapacitetet e tij janë reduktuar.

‘Gjithmonë kur ndërtohet një objekt, parimi është qëllimi që po ndërtohet. Ai arkitekti apo grupi së pari duhet të kishte thirrur grupet e atyre që do punonin aty për kërkesat që kishin. Ne jemi në një ndërtesë me shumë lek, që asnjë profeisonist nuk është pyetur çfarë hapësirash duhet të kishte. Nga kolegët kam dëgjuar hapësira të pamjaftueshme për nevojat. Kam dëgjuar shtretër të reduktuar. Për Tiranën ka shërbyer si edhe një spital rajonal. Numri i shtretërve është i cunguar. U ndërtua një i ri me kapacitete më të vogla se ekzistuesi. Defekte ndodhin kudo por ka ekipe që kanë garanci.

Ndihem e keqardhur për Albana Ficon për figurën e saj profesionale që largohet si drejtoresha që u largua pas asaj që ndodhi. Ne e dimë fare mirë që mund të mbash titullin si drejtor por politikat vijnë nga një institucion tjetër lart. Tym e flakë mund të ketë por përgjegjësitë nuk duhen mbajtur tek ai që mban titullin. QSUT nuk ka pavarësi. Sot Tirana është pa një urgjencë terciare, sepse ky do të ishte rezultati i shkatërrimit të shëndetësisë për një periudhë kohe. Ky është konkluzioni.’, shtoi Diana Toma.

Dasho solli  në vëmendje edhe komisionet parlamentare ku po hetohet koncesioni i sterilizimit. Sipas Dashos në atë komision nuk duhej të ishte Milva Ekonomi pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur u dha koncesioni i Check-Up dhe këtu ka një konflikt interesi. Ai vuri në dukje korrpusionin e dhënies së një koncesioni të tillë ndaj një kompanie marketingu.

Gjithashtu në studio u evidentua se ndërhyrjet që janë bërë në sistemin shëdetësor këto vite kanë qenë të pamjaftueshme dhe shpeshherë ka rezultuar në kolaps të funksionimit të shërbimeve shëndetësore.

Ora 21:39
'Sterilizimi', Erion Dasho në '5 Pyetjet': SPAK ka kapur bedelët, përgjegjësit janë ata që kanë firmosur

 

Eksperti i mjekësisë, Erion Dasho tha në '5 Pyetjet' në Report Tv, se Milva Ekonomi nuk duhet të jetë në Komisionin parlamentar hetimor për koncesionin e sterilizimit, pasi ka qenë zv.ministre në kohën kur është dhënë koncesioni i check-up.

Sa i përket dosjes sterilizimi, Dasho shton se SPAK ka arrestuar vetëm 'bedelat', pasi përgjegjës janë ato që kanë firmosur.

'Me të vërtetë kryen SPAK hetime, por edhe profesionistët e shëndetësisë edhe anëtarët e opozitës duhet të investigojnë në të gjitha aspektet. Mënyra si trajtohen të dhënat është një indicie. Pasi mund të ketë krim. Në komision është zv.ministrija e koncesionit, zonja Ekonomi. Nuk mundet që ajo të hetojë veten e vetë. Ka qenë zv.ministre e shëndetësisë kur është dhënë check-up. Për mendimin tim që duhet të ngrejë zërin opozita që zonja Ekonomi të përjashtohet pasi është në konflikt interesi. SPAK po heton edhe sterilizimin. Po e heton edhe nga shqetësimi i ngritur nga opozita, por edhe nga zëri i qyterarëve dhe organizatave. Ka qenë i detyruar të hap hetimin. Janë duke u hetuar bedelët. Përgjegjësi kryesor është ai ka patur të drejtën e firmës, ministri dhe kryeministri.', tha Dasho.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 26/03/2024 10:48

    QSUT mori tatëpjetën që pas vitit 2005, ku emëroheshin drejtorë partiakë jo kompetentë njëri pas tjetrit. Aq i vërtetë është ky fakt sa këta drejtorë shmangnin takimet me shefat e shërbimeve, pra mbledhjet e zakonshme të drejtorisë nuk bëheshin më. Mungesat e paisjeve mjekësore e barnave qenë të përditshme. Kështu që Dr. Dasho e trajton problemin politikisht duke i lënë përgjegjësinë qeverisjes së sotme, ndërkohë që të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve e çuan shëndetësinë në këtë gjëndje që është sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?