Me fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet në Kosovë si dhe zgjedhjen e tij si kryeministër, Shengeni Ballkanik vijon të jetë në pikëpyetje. Kujtojmë që Kurti nuk ka marrë pjesë në takimet mes krerëve të shteteve të rajonit.
Për këtë, Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tha në emisionin Repolitix, se projekti i Shengenit ballkanik duhet vijuar.
“Nuk e shoh si pengesë raportin personal mes dy kryeministrave Kurti dhe Rama. Shengeni ballkanik është zero. Nuk na komandojnë ne ata. Ata nuk marrin pjesë në Shengenin Ballkanik. Unë them që Shengeni Ballkanik duhet vazhduar. Është një bashkim rajonal që do çojë në një bashkim të mëtejshëm” – tha Klosi.
Në të njëjtin mendim është dhe sekretarja e jashtme e PS-së Teuta Vodo. Ajo thotë se shengeni ballkanik do të shërbejë një shtyrë për Shqipërinë drejt tregut ekonomik europian.
“Nuk është e thënë që raporti të jetë personal. Kur të takohen jo si individë por si dy kryeministër. Në diplomaci është e rëndësishme dhe kimia njerëzore. Çdo kryeministër i Kosovës është i detyruar që të vijë të bëjë një vizitë. Dy kryeministrat e këtyre dy vendeve duhet të kenë raportin më të mirë të mundshëm. Ka diçka që i shqetëson të gjithëve, Serbia në këtë skenar është më e favorizuara. Nëse ne kemi frikë nga ky bashkim, çfarë do ndodhë nëse ne nesër, pas shumë vitesh futemi në tregun unik? Nëse ne na tremb tregu serb, çfarë do na ndodhë nesër nëse nuk do jemi të përgatitur për tregun më të madh dhe me standarte më të larta” – tha Vodo.
Ndërsa gazetari Ilir Babaramo tha se ky projekt nuk ka të ardhme dhe se administrata e zgjedhur amerikane e cila është mbështetëse e Kosovës, nuk do ketë ndikim në shengenin ballkanik.
“Kam përshtypjen që nuk do ketë të ardhme. Nuk besoj që do ketë ndikim administrata amerikane në këtë çështje. Kjo është e disfavorshme për shqiptarët. Kjo duhet të jetë një ushtrim përpara se të futemi në tregun europian. BE të subvencionon që të bëhesh kompetitiv” – tha Babaramo.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë/ Babaramo: Në fitoren e Kurtit kontribuan kundërshtarët e tij! Klosi: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion për dialog me Serbinë ende pa nisur qeverinë (VIDEO)
E.M.//ReportTv.al