'Shengeni Ballkanik'/ Nga stabiliteti tek lëvizja e lirë ekonomike, përfitimet që sjell për vendet e rajonit dhe qytetarët e tyre

10 Nëntor 2019, 16:26| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 16:35

  • Share

Tre liderët e Ballkanit, kryeministri Edi Rama, homologu i tij Zoran Zaev dhe presidenti Aleksandër Vucic vendosën në Samitin e Ohrit miratimin e një plani veprimi për thellimin e bashkëpunimit rajonal, lidhur me zbatimin e 4 Lirive të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve.

Kryeministri Rama e cilësoi këtë bashkëpunim si “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” që do të lehtësojë ndërveprimin mes vendeve të rajonit.

Por cilat janë në terma konkretë, përfitimet nga miratimi i këtij plani bashkëpunimi në Ohër, për vendet e rajonit dhe qytetarët e tyre?

1- Stabiliteti në rajon.

Nuk duhet harruar se stabiliteti politik dhe ekonomik është çështje kyçe për çdo investitor. Nuk ka ndonjë mesazh më të mirë për stabilitetin në rajon sesa performanca e bashkuar e vendeve të rajonit dhe krijimi i një tregu të përbashkët.

2- Lëvizja e lirë e njerëzve.

Kjo masë ka disa efekte dhe zmadhon konkurrueshmërinë në të gjithë rajonin (shtetet anëtare të kësaj nisme shpalosin kështu potencialin e rajonit me popullsi prej 12 milion banorësh dhe me mundësi për më shumë rritje).

Në praktikë, kjo do të thotë prezantimin e një sistemi që do të mundësojë:

A- Udhëtimin nga njëri vend në tjetrin vetëm me kartë identiteti.
B- Leje punësimi të përbashkëta, që lejojnë njerëzit të punojnë në të gjitha kompanitë e përfshira pa u detyruar të marrin pjesë në proçedura shtesë.
C-Kjo masë do të rrisë drejtpërdrejtë vendet e punës, që automatikisht nënkupton edhe rritjen e faktorit tërheqës në të gjithë rajonin për investime të reja.

Për më tepër, të huajt që vijnë në Beograd do të mund të udhëtojnë në vendet e tjera të kësaj nisme pa viza, dhe anasjelltas.

3- Nxitet lëvizja e lirë dhe e shpejtë e mallrave.

Kjo përmes prezantimit të orareve të punës 24 orë në 7 ditë të javës për të gjitha shërbimet e inspektimit, sidoemos ato që fokusohen tek sektorët fitosanitarë dhe veterinaria.

4- Integrimi dhe ngritja e një pakete të përbashkët të dokumenteve që nevojiten për lëvizjen e mallrave nëpër vendet anëtare të nismës me theksin në prezantimin e një sistemi pa letra që është në përputhje të plotë me strategjinë e vendit për zhvillimin digjital.

5- Njohja reciproke e kualifikimieve profesionale në vendet anëtare të nismës (diploma).

6- Nxitja e shkëmbimeve studentore dhe lançimi i programeve të përbashkëta të kërkimit dhe zhvillimit.

7- Konsolidimi i bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e luftës kundër krimit dhe terrorizmit. Theksi vihet te bashkëpunimi në fushën e migrimit dhe ndihmës në rastet emergjente.

8- Lëvizja e lirë e parave.

Kryeministri Rama deklaroi gjatë konferencës për shtyp se me datë 21 dhjetor do të zhvillohet mbledhja e radhës e “Shengenit Ballkanik” në Durrës./Lexo.com/

Komento

Komente

  • Turi: 11/11/2019 02:32

    BRAVO,EDI RAMA TREGOVE QE JE NJE LIDER I MADH NE BALLKAN,,,NA DUHET NJE MINISHENGEN BALLKANIK,,,QE NJEREZIT MALLRAT TE LEVIZIN LIRISHT DHE TE PERPAROJME EKONOMIKISHT,,,EDI I PASKA KERKUAR KOSOVES HEQJE TE DOGANAVE,,ATA S'KANE PRANUAR ,,,HANI MUT,,AS PER GJE NUK DUHENI,,,,SHQIPERIA TE HEQE KUFIJTE ME SERBINE,MAQEDONINE,,MALIN E ZI,BOSNJEN,,KOSOVA PO DESH MIRE,;PO NUK DESH ,,UDHA E MARE JU QOFTE,,NUK KEMI KOHE TE MERREMI ME JU,,,,MJAFT ESHTE MARRE SHQIPERIA ME KOSOVEN,,,LE TE RRINE NEPER SHPELLA SI NJEREZ TE EGER...KEMI SERBINE, DHE TREGJET LINDORE QE PERFSHI RUSINE BEHEN 300 MILION NJEREZ..

    Përgjigju
  • Sejfullai: 10/11/2019 18:49

    Ralizimin I idese se Titos shqiperia republike e shtate e jugosllavise DIKTATIN EKONOMIK E VENDOS VENDI ME I ZHVILLUAR DHE ME I ZHVILLUAR ESHTE SERBIJA KETA TE TJERET JANE SATELITE SI GJERMANIJA NE BE TE GJITHA VENDET E BE PUNOJNE PER GJERMANINE ANGLIJAE DIN DHE PO DEL NGA BE FRANCA PO TREGON NERVA RRETH KESAJ DERI SA TE SHKEPUTET NGA BE KESHTU QE MIRE ESHTE TE KONCETROHEMI TE HYRJA NE BE

    Përgjigju
  • Liridon: 10/11/2019 18:17

    Do ishte me mire qe te kishte nje investigim te detajuar se kush oligarke perfiton nga politikat fiskale qe do te rrjedhin prej kesaj marreveshje. Cili biznesmen punon me Serbine? Sa eshte shuma qe sjell ne arken e shtetit? Me idene e Rames sa humbet shteti dhe sa fitojne oligarket? Ps: Perfituesi kryesor eshte Samir Mane 2 te tjeret investigoni vete.

    Përgjigju
  • Turi: 10/11/2019 17:16

    Shume mire perderisa europa nuk I hap dyert mendoj se eshte ne dobi te gjithe popujve ne ballkan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?