Kanabis dhe sendet e tjera të sekuestruara

Kronikë

Shëngjin/ Kanabis në doza, armë pa leje dhe municione arrestohet 22-vjeçari, nën hetim një tjetër (EMRI)

6 Qershor, 13:12| Përditesimi: 6 Qershor, 13:17

  • Share

Shëngjin- Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi në makinë dhe banesë iu gjet kanabis të ndarë në doza me qëllim shitjen.

Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet një 30-vjeçar, pasagjeri në makinën e Flavio Gropaj.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë i gjetën 30-vjeçarit një 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse. 

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë ndaluar në Shëngjin, për kontroll, një automjet me të cilin qarkullonin 2 shtetas. 

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. G. dhe pasagjer shtetasin S. I., shërbimet e Policisë gjetën disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se i posedonte shtetasi F. G., me qëllim shitjen. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. G. u gjetën doza të tjera të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit F. I. u gjetën 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 radio marrëse-dhënëse. 

Në përfundim  të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. G., 22 vjeç, banues në Velipojë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 30 vjeç, banues në Velipojë.      

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: automjeti, dozat e kanabisit, arma e gjahut, municioni luftarak, 2 radiot dhe 1 celular.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Foto: Arma e zjarrit e sekuestruar

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?