Kronikë

Shëngjin/ Kryen parakalime të rrezikshme, ndëshkohen me gjobë 4 shoferë (VIDEO)

27 Gusht, 16:09| Përditesimi: 27 Gusht, 16:27

  • Share

Policia në Shëngjin ka gjobitur 4 shoferë, pasi kryen parakalime të rrezikshme.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në media online, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve. 

Secili nga drejtuesit u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.      

'Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit', njoftoi policia.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?