Policia në Shëngjin ka gjobitur 4 shoferë, pasi kryen parakalime të rrezikshme.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës, pas publikimit të një videoje në media online, në të cilën shfaqen disa automjete që kryejnë parakalime të rrezikshme në rrugën që të çon te Rana e Hedhun, kanë ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin e drejtuesve të automjeteve.
Secili nga drejtuesit u ndëshkua me gjobë prej 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit.
'Drejtuesit e 4 automjeteve u identifikuan dhe në zbatim të neneve 141, 127 dhe 205 të Kodit Rrugor, secili drejtues u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë, ndërsa njërit nga drejtuesit iu hoqën edhe 10 pikë nga leja e drejtimit', njoftoi policia.
Komente
